{"id":297,"date":"2015-12-17T00:00:00","date_gmt":"2015-12-17T00:00:00","guid":{"rendered":"http:\/\/localhost\/fsija\/2015\/12\/17\/konfosmane\/"},"modified":"2021-09-20T14:49:14","modified_gmt":"2021-09-20T13:49:14","slug":"konfosmane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/konfosmane\/","title":{"rendered":"Mbahet Konferenca &#8220;Dor\u00ebshkrimet dhe veprat e botuara n\u00eb periudh\u00ebn osmane&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>\n\t<strong>Dje, m\u00eb 17 dhjetor 2015, Fakulteti i Studimeve Islame n\u00eb Prishtin\u00eb organizoi Konferenc\u00ebn me titull: \u201cDor\u00ebshkrimet dhe veprat e botuara n\u00eb periudh\u00ebn osmane (n\u00eb Bibliotek\u00ebn e FSI-s\u00eb)\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>\t<img decoding=\"async\" align=\"left\" alt=\"\" height=\"307\" src=\"images\/stories\/konfshkrmosmane\/1.jpg\" width=\"461\" \/>Konferenca u mbajt n\u00eb sall\u00ebn e konferencave n\u00eb Fakultetin e Studimeve Islame n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>\tPjes\u00ebmarr\u00ebsit fillimisht vizituan p\u00ebr s\u00ebaf\u00ebrmi dor\u00ebshkrimet e ekspozuara n\u00ebbibliotek\u00ebn e FSI-s\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb nj\u00eb vler\u00ebt\u00ebmadhe fetare e kulturore.<\/p>\n<p>\tHapja e Konferenc\u00ebs&nbsp; u b\u00eb me lexim t\u00eb Kuranit nga studenti i FSI-s\u00eb Kreshnik Abdullahu.<\/p>\n<p>\tN\u00eb vazhdim dekani i FSI-s\u00eb, Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, mbajti fjal\u00ebn e hapjes s\u00eb Konferenc\u00ebs, i cili fillimisht i falenderoi pjesmarr\u00ebsit, duke filluar nga myftiu i Kosov\u00ebs mr. Naim ef. T\u00ebrnava, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Institutit Albanologjik, t\u00eb qendr\u00ebs Yunus Emre, an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillave t\u00eb BIK-ut, si dhe t\u00eb gjith\u00eb profesor\u00ebt, student\u00ebt dhe pjesmarr\u00ebsit tjer\u00eb, e posaq\u00ebrisht i falenderoi panelist\u00ebt dhe ata q\u00eb kishin kontribuar n\u00eb mbledhjen e k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve, dhe prezantimin e tyre, duke i vler\u00ebsuar lart ato si nj\u00eb thesar i \u00e7muar p\u00ebr Bashk\u00ebsin\u00eb Islame, Fakultetin e Studimeve Islame si dhe p\u00ebr t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><!--more--><\/p>\n<p>\n\tN\u00eb vazhdim fjala iu dha&nbsp; myftiut Naim ef.T\u00ebrnava, i cili poashtu falenderoi Dekanin dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb kontribuar p\u00ebr mbledhjen e k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve po ashtu edhe ata q\u00eb i kan\u00eb ruajtur k\u00ebto dor\u00ebshkrime, dhe gjithashtu i nxiti studiuesit e rinj si dhe student\u00ebt e FSI-s\u00eb q\u00eb t\u00eb merren me k\u00ebto dor\u00ebshkrime duke b\u00ebr\u00eb zbardhjen e p\u00ebrmbajtes s\u00eb tyre, dhe&nbsp; i siguroi t\u00eb pranishmit se BIK-u do t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb marrin p\u00ebr analizimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb tyre, dhe se BIK-u do t\u2019i botoj\u00eb ato.<\/p>\n<p>\tFjala p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebse iu dha edhe mysafirit nga Jordania, prof. Dr. Muhamed ed-Durubi, pro-rektor i Universitetit \u201cAl-Bejt\u201d t\u00eb Jordanis\u00eb, i cili p\u00ebrsh\u00ebndeti dhe falenderoi Myftiun dhe Dekanin, si dhe gjith\u00eb t\u00eb pranishmit, si dhe i informoi ata se Jordania mbledh dor\u00ebshkrime islame n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn duke p\u00ebrmendur projektin e tyre p\u00ebr mbledhjen dhe botimin e dor\u00ebshkrimeve n\u00eb t\u00eb gjitha fushat.<\/p>\n<p>\tM\u00eb pastaj konferenca vazhdoi me tri kumtesat e tre panelist\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kishin b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme duke i prezantuar ato dor\u00ebshkrime.<\/p>\n<p>\tKumtesa e par\u00eb ishte nga Dr. Nehat Krasniqi, i cili foli p\u00ebr tem\u00ebn \u201cGjendja e koleksioneve t\u00eb dor\u00ebshkrimeve islame (arabike) n\u00eb Kosov\u00eb dhe sfidat bashk\u00ebkohore t\u00eb trajtimit t\u00eb tyre\u201d<\/p>\n<p>\tAi nd\u00ebr tjera tha: Trash\u00ebgimia dor\u00ebshkrimore me alfabet arab, e krijuar, e prur\u00eb, e p\u00ebrdorur dhe e koleksionuar n\u00eb trojet shqiptare, gjat\u00eb periudh\u00ebs osmane, paraqet nj\u00eb thesar kulturor historik, t\u00eb pa\u00e7muesh\u00ebm. Trash\u00ebgimia kulturore shqiptare, e shkruar dhe e koleksionuar n\u00eb bibliotekat e periudh\u00ebs osmane, deri kah mesi i shek. XVII, ka ardhur n\u00eb gjuh\u00ebn osmane, perse dhe arabe, me alfabetin arabo-osman. Ai vazhdoi&nbsp; tutje duke i b\u00ebr\u00eb me dije t\u00eb pranishmit se ka dor\u00ebshkrime edhe n\u00eb gjuh\u00ebn boshnjake dhe shqipe me alfabet arab.Dhe n\u00eb fund porositi q\u00eb t\u00eb digjitalizohen t\u00eb gjitha k\u00ebto dor\u00ebshkrime, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhen dhe t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb to t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb interesuarit.<\/p>\n<p>\tKumtesa e dyt\u00eb ishte nga Dr. Sadik Mehmeti i cili foli p\u00ebr tem\u00ebn \u201cKoleksioni i dor\u00ebshkrimeve t\u00eb provenienc\u00ebs islame orientale n\u00eb arkivin e Kosov\u00ebs\u201d .<\/p>\n<p>\tAi nd\u00ebr tjera tha: Natyrisht, n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn numri i k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve ishte duksh\u00ebm m\u00eb i madh, por p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kaloi populli i Kosov\u00ebs, nj\u00eb num\u00ebr i madh i tyre u dogj\u00ebn, u zhduk\u00ebn apo u humb\u00ebn gjurm\u00ebt.<\/p>\n<p>\tNd\u00ebr institucionet tona q\u00eb ruajn\u00eb dor\u00ebshkrime t\u00eb tilla, sikurse u tha, \u00ebsht\u00eb edhe Arkivi i Kosov\u00ebs, i cili ka nj\u00eb koleksion t\u00eb dor\u00ebshkrimeve islame-orientale n\u00eb form\u00ebn e veprave t\u00eb plota t\u00eb pabotuara, me gjuh\u00eb baz\u00eb arabishten, turqishten, persishten dhe gjuh\u00ebn shqipe, me grafi arabe dhe t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb koleksion antikuar, sepse, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, tri prej tyre jan\u00eb dor\u00ebshkrime unikale dhe pasurojn\u00eb list\u00ebn bot\u00ebrore t\u00eb dor\u00ebshkrimeve orientale, madje nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb autograf.<\/p>\n<p>\tNumri i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i dor\u00ebshkrimeve islame-orientale q\u00eb ruhen n\u00eb Arkivin e Kosov\u00ebs arrin n\u00eb 69 kodekse ose n\u00eb 100 vepra dor\u00ebshkrim.<\/p>\n<p>\tNga k\u00ebto dor\u00ebshkrime, 74 jan\u00eb arabisht, 20 turqisht, 2 persisht, 1 persisht &#8211; turqisht, 1 arabisht &#8211; turqisht, 1 arabisht &#8211; persisht dhe 1 n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe me grafi arabe. Tri prej k\u00ebtyre, si\u00e7 u tha, jan\u00eb unikate dhe datojn\u00eb: nj\u00eb nga vitit 1561 (\u201cSherh Rahati el-kulub\u201d), nj\u00eb nga viti 1885 (\u201cIxhazetnameja nga medreseja e Vushtrris\u00eb\u201d) dhe nj\u00eb nga viti 1925 (\u201cRisaleja e Haxhi Rrystem Shport\u00ebs).<\/p>\n<p>\tKumtesa e tret\u00eb ishte nga Mahmud Arnauti i cili foli shkurtimisht p\u00ebr Dor\u00ebshkrimet dhe veprat e botuara n\u00eb periudh\u00ebn osmane (n\u00eb bibliotek\u00ebn e FSI-s\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat m\u00eb gjer\u00ebsisht do t\u00eb mund t\u00eb lexojn\u00eb punimin e tij n\u00eb numrin e ardhsh\u00ebm t\u00eb revist\u00ebs shkencore Edukata Islame, si dhe n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga gazetat arabe.<\/p>\n<p>\tAi gjithashtu i falenderoi shum\u00eb Myfiun dhe Dekanin e FSI-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e vazhdueshme n\u00eb mbledhjene k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve, dhe tregoi p\u00ebr vler\u00ebn q\u00eb kan\u00eb k\u00ebto dor\u00ebshkrime, t\u00eb cilat nuk i kan\u00eb asnj\u00eb prej shteteve fqinje e as vet arab\u00ebt ose turqit. Poashtu i njoftoi t\u00eb pranishmit se \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebrgatitur edhe indeksin e k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve me t\u00eb gjitha t\u00eb dh\u00ebnat, si dhe k\u00ebrkoi nga mysafiri Muhamed ed-Durubi q\u00eb t\u2019i p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebto dor\u00ebshkrime n\u00eb dor\u00ebshkrimet islame n\u00eb p\u00ebrbledhjen e tyre n\u00eb Jordani.<\/p>\n<p>\tN\u00eb fund t\u00eb Konferenc\u00ebs u hap\u00ebn dhe diskutime p\u00ebr dor\u00ebshkrimet dhe librat e botuara, dhe gjithashtu iu ndan\u00eb mir\u00ebnjohje falenderimi nga FSI-ja p\u00ebr Myftiun Mr.Naim Ternava, Dr. Muhamed ed-Durubi, Hamdi Arselan, Mahmud Arnauti, Dr.Nehat Krasniqi, si dheDr.Sadik Mehmeti.<\/p>\n<p>\tDor\u00ebshkrimet arabe-islame n\u00eb Kosov\u00eb-t\u00eb rralla, t\u00eb vjetra e t\u00eb ve\u00e7anta- jan\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi kulturore dhe nj\u00eb pasuri intelektuale, q\u00eb e sh\u00ebnojn\u00eb koh\u00ebn, vendin, ekzistenc\u00ebn e tyre n\u00eb periudha t\u00eb hershme. Dor\u00ebshkrimet arabe-islame jan\u00eb p\u00ebrshkruar a kopjuar jo vet\u00ebm nga autor\u00eb t\u00eb njohur arab\u00eb, turq, persian\u00eb, por edhe nga autor\u00eb vendas, shqiptar\u00eb. Dhe, t\u00eb p\u00ebrshkruarit a t\u00eb kopjuarit e k\u00ebtyre dor\u00ebshkrimeve, interesimi p\u00ebr to, ruajtja e tyre me nj\u00eb fanatiz\u00ebm dhe vet\u00ebdije t\u00eb lart\u00eb, bartja e tyre nga brezi n\u00eb brez \u00ebsht\u00eb, pa dyshim, nj\u00eb nga kontributet e m\u00ebdha t\u00eb popullit shqiptar. Nj\u00eb vler\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb do theksuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast lidhur me dor\u00ebshkrimet e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb v\u00ebllim \u00ebsht\u00eb dhe fakti se n\u00eb mesin e tyre ka t\u00eb tilla dor\u00ebshkrime t\u00eb cilat datojn\u00eb q\u00eb nga shekulli XIII-t\u00eb.{gallery}konfshkrmosmane{\/gallery}<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dje, m\u00eb 17 dhjetor 2015, Fakulteti i Studimeve Islame n\u00eb Prishtin\u00eb organizoi Konferenc\u00ebn me titull: \u201cDor\u00ebshkrimet dhe veprat e botuara n\u00eb periudh\u00ebn osmane (n\u00eb Bibliotek\u00ebn e FSI-s\u00eb)\u201d. Konferenca u mbajt n\u00eb sall\u00ebn e konferencave n\u00eb<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[68],"tags":[],"class_list":["post-297","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=297"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/297\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=297"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=297"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=297"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}