{"id":69,"date":"2012-05-03T13:24:16","date_gmt":"2012-05-03T13:24:16","guid":{"rendered":"http:\/\/localhost\/fsija\/2012\/05\/03\/rregullore-mbi-diplomen\/"},"modified":"2021-09-20T14:58:47","modified_gmt":"2021-09-20T13:58:47","slug":"rregullore-mbi-diplomen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/rregullore-mbi-diplomen\/","title":{"rendered":"Rregullore mbi procedur\u00ebn e paraqitjes s\u00eb punimit t\u00eb diplom\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><img decoding=\"async\" src=\"images\/stories\/foto\/bismilah.jpg\" alt=\"\" \/><\/p>\n<p>Nr. 01\/12<\/p>\n<p>Data:28.03.2012<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb<\/p>\n<p><i>&nbsp;<\/i><\/p>\n<p><i>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb neni 108 t\u00eb Statutit t\u00eb Fakultetit t\u00eb Studimeve Islame n\u00eb Prishtin\u00eb, K\u00ebshilli M\u00ebsimor Shkencor i Fakultetit t\u00eb Studimeve Islame t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb mbledhjen e mbajtur m\u00eb 28.03.2012 miratoi k\u00ebt\u00eb:<\/i>,<\/p>\n<p><span style=\"text-decoration: underline;\"><span style=\"text-decoration: none;\">&nbsp;<\/span><\/span><\/p>\n<p><b>RREGULLORE<\/b><\/p>\n<p><b>&nbsp;<\/b><\/p>\n<p><b><i>Mbi procedur\u00ebn e paraqitjes s\u00eb punimit t\u00eb diplom\u00ebs, m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb saj, notimi dhe mbrojtja e tem\u00ebs n\u00eb Fakultetin e Studimeve Islame t\u00eb Prishtin\u00ebs <\/i><\/b><\/p>\n<p><b>Neni: 1.<\/b><\/p>\n<p><b>&nbsp;<\/b><\/p>\n<p>Plan-programi i studimeve themelore n\u00eb Fakultetin e Studimeve Islame t\u00eb Prishtin\u00ebs p\u00ebrfundon me punimin e diplom\u00ebs. <span style=\"color: black;\">Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb semestrit t\u00eb fundit t\u00eb rregullt t\u00eb studimeve themelore, studentit do t\u2019i caktohet nj\u00eb periudh\u00eb prej 12 muajve p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrfunduar provimet (periudha e diplomimit). <\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: black;\">Studenti mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb her\u00eb nga dekani p\u00ebr vazhdimin e periudh\u00ebs s\u00eb diplomimit edhe p\u00ebr 12 muaj t\u00eb tjer\u00eb. N\u00ebse merret vendim pozitiv studenti duhet t\u00eb paguaj\u00eb dyfishin e tarif\u00ebs s\u00eb studimeve p\u00ebr at\u00eb periudh\u00eb.<\/span><i><\/i><\/p>\n<p>Studenti s\u00eb bashku me punimin e diplom\u00ebs duhet t\u00eb akumuloj 240 ECTS kredi.<\/p>\n<p><b>Neni: 2.<\/b><\/p>\n<p><span style=\"color: black;\">Punimi i diplom\u00ebs elaborohet individualisht nga studenti duke v\u00ebrtetuar se aft\u00ebsit\u00eb teorike t\u00eb arritura gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb studimit mund t\u00eb shfryt\u00ebzohen me sukses p\u00ebr zgjidhjen e problemeve praktike n\u00eb fushat e caktuara shkencore. <\/span><\/p>\n<p>Punimi i diplom\u00ebs paraqet pun\u00ebn e pavarur profesionale t\u00eb nj\u00eb problemi ose detyre t\u00eb caktuar teorike, metodologjike, teorike &#8211; metodologjike ose profesionale.<\/p>\n<p>P\u00ebrmbajtjen e punimit t\u00eb diplom\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim me studentin e konfirmon mentori.<\/p>\n<p><b>Neni: 3.<\/b><\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e Punimit t\u00eb diplom\u00ebs i dor\u00ebzohet Dekanatit pas mendimit pozitiv t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsit, respektivisht, mentorit. K\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr tem\u00ebn e diplom\u00ebs studenti e paraqet n\u00eb formular t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrve\u00e7 sh\u00ebnimeve t\u00eb studentit paraqitet: titulli i tem\u00ebs, p\u00ebrmbajtja e saj apo skica ideore e saj l\u00ebnda m\u00ebsimore t\u00eb cil\u00ebs i p\u00ebrket, emri i mentorit t\u00eb propozuar dhe data e paraqitjes s\u00eb tem\u00ebs. (Formulari zakonisht merret tek sekretari i FSI-s\u00eb).<\/p>\n<p><b>&nbsp;<\/b><\/p>\n<p><b>Neni: 4.<\/b><\/p>\n<p>Mentori p\u00ebrcaktohet nga radh\u00ebt e m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebsve m\u00ebsimor-shkencor ose shkencor t\u00eb asaj fushe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb propozuar tema.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli M\u00ebsimor-shkencor mund t\u00eb sjell vendim p\u00ebr nd\u00ebrrimin e mentorit, n\u00ebse k\u00ebrkohet dhe arsyetohet nga ana e kandidatit ose mentorit ose shumic\u00ebs s\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshilli M\u00ebsimor-shkencor.<\/p>\n<p><b>Neni: 5.<\/b><\/p>\n<p>&nbsp;&nbsp; N\u00eb fillim t\u00eb semestrit t\u00eb \u2013VIII-, studenti i cili i ka kryer provimet e semestrave paraprak, dor\u00ebzon te sekretari i Fakultetit, me marr\u00ebveshje dhe bashk\u00ebpunim paraprak me mentorin, k\u00ebrkes\u00ebn dhe skic\u00eb ideore t\u00eb projektit t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb diplom\u00ebs.<\/p>\n<p>Dekanati e shqyrton dhe prononcohet n\u00eb lidhje me pranimin ose refuzimin e tem\u00ebs n\u00eb afat prej 3 dit\u00eb pune. N\u00eb programin e hartimit t\u00eb punimit t\u00eb diplom\u00ebs, studenti \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb bashk\u00ebpunoj me mentorin.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e ka n\u00ebnshkruar mentori, studenti e dor\u00ebzon te sekretari p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimin.<\/p>\n<p><b>Neni: 6.<\/b><\/p>\n<p>Studenti ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb nd\u00ebrroj tem\u00ebn nj\u00ebher\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast studenti duhet t\u00eb lajm\u00ebroj mentorin dhe sh\u00ebrbimin e student\u00ebve dhe n\u00eb flet\u00ebparaqitje sh\u00ebnohet q\u00eb studenti t\u00ebrhiqet nga tema e paraqitur.<\/p>\n<p><b>Neni: 7.<\/b><\/p>\n<p>Tem\u00ebn e p\u00ebrfunduar t\u00eb diplom\u00ebs kandidati e lidh\u00eb dhe e dor\u00ebzon te sekretari i FSI-s\u00eb s\u00eb bashku me shkres\u00ebn e marr nga mentori p\u00ebr lejim t\u00eb botimit t\u00eb punimit. Kandidati \u00ebsht\u00eb i obliguar q\u00eb tem\u00ebn e diplom\u00ebs ta dor\u00ebzoj n\u00eb 5 ekzemplar\u00eb, n\u00eb sekretarin\u00eb e Fakultetit. Sekretari ia dor\u00ebzon Dekanatit punimin e diplom\u00ebs, dhe, pasi t\u00eb konstatoj\u00eb se kandidati i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha provimet sipas planit m\u00ebsimor dhe i ka kryer obligimet tjera t\u00eb parapara p\u00ebr provime dhe p\u00ebr mbrojtjen e tem\u00ebs s\u00eb diplom\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse punimi i diplom\u00ebs pranohet si i p\u00ebrfunduar, at\u00ebher\u00eb Dekanati e cakton komisionin prej tre an\u00ebtar\u00ebsh, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs fush\u00eb ose t\u00eb ngjashme me tem\u00ebn e propozuar,: kryetarin e komisionit, nj\u00eb an\u00ebtar dhe mentorin p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe diskutimin e punimit. Mentori nuk mund t\u00eb zgjidhet kryetar i komisionit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim dhe caktim t\u00eb komisionit Dekanati e miraton n\u00eb afat prej 7 dit\u00eb pune, dhe e informon sekretarin p\u00ebr komisionin, dat\u00ebn dhe or\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb punimit t\u00eb diplom\u00ebs. Afati i Komisionit vler\u00ebsues b\u00ebhet n\u00eb marr\u00ebveshje me Dekanatin sipas p\u00ebrshtatshm\u00ebris\u00eb s\u00eb koh\u00ebs q\u00eb i p\u00ebrgjigjet an\u00ebtar\u00ebve, dhe aktivitetit brenda Fakultetit, por jo m\u00eb shum\u00eb se 15 dit\u00eb pune.<\/p>\n<p><b>Neni: 8.<\/b><\/p>\n<p>Sekretari i FSI-s\u00eb obligohet q\u00eb komisionit vler\u00ebsues t\u2019ua dor\u00ebzoj nga nj\u00eb kopje t\u00eb punimit t\u00eb diplom\u00ebs. Po ashtu obligohet ta informoj\u00eb kandidatin me shkrim ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb gojore p\u00ebr dit\u00ebn dhe or\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb Punimit.<\/p>\n<p>Sekretari e b\u00ebn\u00eb regjistrimin e tem\u00ebs s\u00eb diplom\u00ebs n\u00eb protokoll, s\u00eb bashku me flet\u00ebparaqitjen p\u00ebr mbrojtjen e tem\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ia dor\u00ebzon kryetarit t\u00eb Komisionit dit\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb punimit.<\/p>\n<p><b>Neni: 9.<\/b><\/p>\n<p>Me K\u00ebrkes\u00eb t\u00eb studentit, Dekanati i Fakultetit mund t\u2019i lejoj studentit prolongimin e afatit p\u00ebr mbrojtjen e Punimit t\u00eb diplom\u00ebs p\u00ebr koh\u00ebn sa edhe zgjat arsyeja ose pengesa. Pas skadimit t\u00eb k\u00ebtij afati, studenti e humb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr mbrojtjen e Punimit.<\/p>\n<p><b>Neni: 10.<\/b><\/p>\n<p>Mbrojtja e Punimit \u00ebsht\u00eb publike, dhe zhvillohet n\u00eb lokalet e Fakultetit.<\/p>\n<p>Procedur\u00ebn e mbrojtjes e udh\u00ebheq kryetari i komisionit, i cili paraqet t\u00eb dh\u00ebnat biografike t\u00eb kandidatit kurse kandidati n\u00eb koh\u00ebzgjatje m\u00eb s\u00eb shumti prej 15 minutash paraqet r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Punimit, p\u00ebrshkruan metodat e aplikuara dhe p\u00ebrfundimet. Kandidati gjat\u00eb paraqitjes tregon se ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb pavarur dhe se njeh literatur\u00ebn e p\u00ebrdorur.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb parashtes\u00ebs me goj\u00eb ose me shkrim t\u00eb kandidatit, komisioni fillon t\u00eb parashtroj v\u00ebrejtjet, propozimet, sugjerimet, si dhe pyetjet lidhur me Punimin. Parimisht secili an\u00ebtar i komisionit parashtron m\u00eb s\u00eb shumti tri pyetje.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb kandidati t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetjet e parashtruara, an\u00ebtar\u00ebt e komisionit t\u00ebrhiqen p\u00ebr t\u00eb marr vendimin p\u00ebr mbrojtjen e Punimit t\u00eb diplom\u00ebs.<\/p>\n<p><b>Neni: 11.<\/b><\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi i Punimit t\u00eb diplom\u00ebs dhe mbrojtjes s\u00eb saj me goj\u00eb nga kandidatit, b\u00ebhet me shumic\u00ebn e votave t\u00eb Komisionit, i cili publikisht e kumton not\u00ebn e Punimit t\u00eb diplom\u00ebs, dhe grad\u00ebn shkencore t\u00eb arritur sipas Statutit t\u00eb FSI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Notat p\u00ebr vler\u00ebsimin e mbrojtjes s\u00eb Punimit t\u00eb diplom\u00ebs jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me notat n\u00eb provime. Nota paraqet shkall\u00ebn prej 5 deri m\u00eb 10. Nota 5 paraqet se studenti nuk e ka mbrojtur punimin me sukses, kurse notat prej 6 deri m\u00eb 10 paraqesin vler\u00ebsimin se studenti e ka mbrojtur me sukses punimin.<\/p>\n<p>Form\u00ebsimi i not\u00ebs b\u00ebhet konform sistemit t\u00eb kredive ECTS, i p\u00ebrcaktuar me silabusin e l\u00ebnd\u00ebs Punim diplome.<\/p>\n<p>Nota p\u00ebrfundimtare e Punimit t\u00eb diplom\u00ebs dhe n\u00ebnshkrimi i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit shkruhet n\u00eb flet\u00ebparaqitjen e Punimit t\u00eb diplom\u00ebs, n\u00eb procesverbal dhe n\u00eb indeks.<\/p>\n<p>Procesverbalin dhe flet\u00ebparaqitjen e Punimit t\u00eb diplom\u00ebs kryetari i komisionit i\u2019a dor\u00ebzon sekretarit t\u00eb FSI-s\u00eb.<\/p>\n<p><b>Neni: 12.<\/b><\/p>\n<p>N\u00ebse Punimi i diplom\u00ebs ose mbrojtja e tij \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga ana e komisionit, se kandidati duhet t\u00eb vazhdoj t\u00eb plot\u00ebsoj tem\u00ebn e diplom\u00ebs dhe t\u00eb eliminoj t\u00eb metat sipas udh\u00ebzimeve t\u00eb kryetarit dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb komisionit, kandidati n\u00eb afat prej tridhjet\u00eb dit\u00ebsh prej komunikimit t\u00eb not\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i obliguar n\u00eb bashk\u00ebpunim me mentorin ta sjell punimin e p\u00ebrmir\u00ebsuar, n\u00eb dy kopje dhe t\u2019ia dor\u00ebzon kryetarit t\u00eb komisionit, i cili pas vler\u00ebsimit do ta b\u00ebj pranimin apo refuzimin e tem\u00ebs, dhe e p\u00ebrgatit nj\u00eb raport me shkrim t\u00eb cilin e dor\u00ebzon n\u00eb sekretarin\u00eb e FSI-s\u00eb, q\u00eb kandidatit, n\u00eb rast lejimi t\u2019i jepet diploma, dhe kopjet t\u00eb arkivohen n\u00eb librari.<\/p>\n<p>Sekretari mban evidenc\u00ebn e student\u00ebve t\u00eb diplomuar, nd\u00ebrkaq punimet e diplomave dhe list\u00ebn e tyre e mban bibliotekisti.<\/p>\n<p><b>Neni 13.<\/b><\/p>\n<p><b>&nbsp;<\/b><\/p>\n<p><i>Kjo rregullore hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e miratimit nga KMSh-ja. <\/i><\/p>\n<p style=\"margin: 0in 0in 6pt 3.5in; text-align: justify; line-height: 115%;\"><b><i>&nbsp;<\/i><\/b><\/p>\n<p style=\"line-height: 150%;\"><b><span style=\"font-size: 13pt; line-height: 150%;\">V\u00ebrteton:<\/span><\/b><\/p>\n<p style=\"line-height: 150%;\"><span style=\"font-size: 13pt; line-height: 150%;\">Prof. dr. Qazim Qazimi, dekan<\/span><\/p>\n<p style=\"line-height: 150%;\"><span style=\"font-size: 13pt; line-height: 150%;\">________________________<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nr. 01\/12 Data:28.03.2012 Prishtin\u00eb &nbsp; N\u00eb baz\u00eb t\u00eb neni 108 t\u00eb Statutit t\u00eb Fakultetit t\u00eb Studimeve Islame n\u00eb Prishtin\u00eb, K\u00ebshilli M\u00ebsimor Shkencor i Fakultetit t\u00eb Studimeve Islame t\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00eb mbledhjen e mbajtur m\u00eb 28.03.2012<\/p>","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[66],"tags":[],"class_list":["post-69","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rregullore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=69"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/69\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=69"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=69"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/fsi-edu.net\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=69"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}