Dr. Sedat Islami

Position: Profesor
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine

Ka lindur në Vushtrri, më 05.02.1981. Shkollimin fillor e ka kryer në Vushtrri për të vazhduar më pas me Medresenë Alauddin në Prishtinë. Pas mbarimit të Medresesë, vazhdon studimet në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Me qëllim të mësimit të gjuhës arabe, kalon në Kajro ku qëndron një vit të plotë. Pas kthimit nga Kajroja, pranohet në Universitetin Brunei Darussalam në Brunei Darussalam. Me leje të Dekanatit të FSI-së, kalon student me korrespondencë, në mënyrë që t’i mundësohej ndjekja e studimeve në këtë vend të largët të Azisë Juglindore por pa u shkëputur asnjëherë nga FSI. Në vitin 2005, nën mentorimin e rahmetliut dr. Rexhep Bojës, mbron temën e diplomës me titull “Depërtimi i Islamit në Azinë Juglindore – Islami në Brunei Darussalam.”

Gjatë qëndrimin në Brunei Darussalam dallohet si student i shkëlqyeshëm për çka merr mirënjohje dhe shpërblime, në mesin e të cilave edhe një medalje të argjendtë. Në vitin 2006 kthehet në Kosovë dhe vazhdon studimet master në UP. Në ndërkohë, për shkak të rezultatit të mirë të treguar në Brunei, Universiteti ia mundëson kalimin direkt në studimin e doktoratës, të cilat i kurorëzon me sukses në vitin 2015 me punimin “Imam Neveviu dhe principet e Daves vështruar sipas komentimit të Sahihut të Muslimit.” Në UP ka kryer studimet e masterit në Fakultetin Filozofik, dega sociologji. Tema e tij e masterit ka të bëjë me “Kontributin e Ibën Haldunit në Sociologji.”

Është autor dhe përkthyes i disa librave. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit. Në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë është angazhuar që nga viti 2018 ndërsa ligjëron lëndët Dave dhe Gruaja dhe Shoqëria.

Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve.