Ma. sc. Mustafa Gara

Position: Profesor
Categories: Stafi akademik
Location: Prishtine
Ligjërues i sociologjisë dhe i filozofisë

Mustafa Gara lindi më 20 maj 1953 në Kishnarekë të Drenasit. Ka diplomuar më 1978 në Degën e Filozofi – Sociologjisë të Fakultetit Filozofi k të Universitetit të Prishtinës. Më 2012 i ka kryer studimet master në Kolegjin Universitar të Menaxhmentit Gjeneral Internacional ”Globus”.

Në vitet 1977-1980 ka punuar profesor në gjimnazin ”Skënderbeu” të Drenasit, ndërsa gjatë viteve 1992-2004 ishte profesor i lëndëve pedagogji, psikologji, sociologji në Medresenë ”Alauddin”.
Mustafa Gara, nga viti 2015, në Fakultetin e Studimeve Islame është angazhuar si ligjërues i lëndës Sociologji e përgjithshme.

Është autor i disa punimeve, ndër të cilat veçojmë: Trajtimi i delikuencës së të miturve në Kosovë 2005 – analizë sociologjike, Dituria Islame, 2006, Prishtinë; Lëvizja sindikale në Kosovë në mbrojtje të drejtave të punëtorëve, vjetari i ICFTU, Bruksel, 2003; Dëbimi i punëtorëve shqiptarë nga puna 1990 shkelje e Konventave ndërkombëtare për të drejtën e punës, Bashkimi sindikal 1995, Prishtinë. Ka kryer një varg detyrash me përgjegjësi në institucionet qeverisëse të Kosovës, si drejtor i Institutit për Politika Sociale në MPMS (2005-2008), ndërsa aktualisht është drejtor i Departamentit të Administratës Qendrore në Ministrinë e Infrastrukturës.