Në kuadër të aktiviteteve hulumtuese dhe shkencore të Fakultetit të Studimeve Islame, më datë 10.02.2022, u promovua projekti hulumtues me tutull:
- Epitafet në gjuhën osmane – Deshifrimi dhe përkthimi i tyre, Regjioni i Gjilanit
Promovimi i Epitafeve u ralizua në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në Teatrin e qytetit të Gjilanit. Në këtë promovim, përveç stafit të FSI-së, morën pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef.Tërnava me bashkëpunëtorë, nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, znj. Leonora Morina Bunjaku, drejtori i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame, z. Sabri Bajgora, drejtori i Institutit Yunus Emre, dr. Mehmet Ülker, profesorë, studiues, intelektualë, dashamirë të librit e të kulturës, si dhe shumë të ftuar të tjerë.
Fakulteti i Studime Islame, punën kërkimore dhe shkencore e realizon në harmoni me misionin dhe vizionin që ka për zhvillim të shkencës së Teologjisë në vend duke kontribuar gjithmonë në disa fusha dhe tema specifike.
Në cilësinë e nikoqirit, të pranishmëve ju drejtua dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar ata për kohën që kanë ndarë dhe janë bashkangjitur në këtë eveniment. Dekani Rexhepi në fjalimin e tij, ndër tjera tha: “Botimi që kemi në dorë me titull: “Epitafet në gjuhën osmane, dëshifrimi dhe përkthimi i tyre, Regjioni i Gjilanit” përfshinë rreth, 180 gurë varrezorë të dëshifruar. Gurëvarri më i vjetër është gjetur në fshatin Dobërçan, është i vitit 1715 sipas kalendarit Gregorian, pastaj gurvarri në varrezat e fshatit Sllatinë e Epërme, i përket vitit 1750, gurëvarri në Pogragjë i vitit 1755 etj. Ky botim jep informacione për personalitete të ndryshme që kanë jetuar në këto treva gjatë periudhës së sundimit Osman si; muderris të njohur në mesin e tyre muderris Adem Efendiu, Muderris Abdurrahim Efendiu i biri i Hysejn Efendiut nga Llashtica, Mulla Junuzi etj. Në disa gur varrezor të varrezave të Gjilanit hasim të skalitur emrat e disa fisnikëve të familjes së Gjinollëve si ai i Ahmet Bahtiar Begut, i biri i Isref Begut nga fisnikët e Gjinollëve, Gjinzade (bijtë e Gjinajve) Mustafë Begun i cili ishte Mirahor i gardës ushtarake të Sulltanit etj. Në këto mbishkrime gjejmë emrat e shumë të ndjerëve, baballarëve dhe nënave të tyre, sikur edhe emrat e zonjave dhe fëmijëve të tyre”. Ndërsa në fund të fjalimit dekani Rexhepi tha: “Në fund theksojmë se vëllimi i parë dhe i dytë i Epitafeve për Regjionin e Prishtinë dhe të Mitrovicës dhe ky i treti për Regjionin e Gjilanit, që sapo ka rënë në duart e lexuesve, si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga metodologjia e punës kërkimore shkencore, përbënë një arritje të pakontestueshme të Fakultetit të Studimeve Islame dhe plotëson njërin prej standardeve më të kërkuara të ekspertëve ndërkombëtar për akreditimit. Poashtu, pas botimit të këtyre vëllimeve, reagimet e lexuesve, studiuesve dhe profesionistëve të fushës së kulturës dhe historisë, janë mjaftë pozitive dhe vlerësuese. Në këtë kontekst vlene të theksohet edhe recensioni i bërë për vëllimin e parë në revistën prestigjioze për studimet orientale “Prillazi”, të Sarajevës, dhe recensioni tjetër në gjuhën angleze në revistën “Studime orientale” në Prishtinë”.
Të pranihsmëve me një fjalë përshëndetëse ju drejtua edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, znj. Leonora Morina Bunjaku, e cila që në fillim të fjalimit të saj falënderoi dekanatin e FSI-së për bashkëpunimin dhe punën që kanë bërë. Ajo në fjalën e saj ndër tjera tha: “Komuna e Gjilanit dhe Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë kanë një bashkëpunim të vazhdueshëm, andaj edhe sot me rastin e promovimit të projektit hulumtues “Epitafet në gjuhën osmane – Deshifrimi dhe përkthimi i tyre, Regjioni i Gjilanit” është e mirëseardhur dhe një vlerë e shtuar për Komunon e Gjilanit dhe Regjionin e Anamoravës”
I pranishëm në këtë promovim ishte edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës , Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili në fillim të fjalës së tij përshëndeti të pranishmit për kohën që kanë gjetur të jenë prezent në këtë promovim. Ai më tej vazhdoi duke thënë se “Vepra që po promovojmë sot këtu në Gjilan, ka një rëndësi shumë të veçantë për njohjen e së kaluarës së kësaj ane, dhe sigurisht se do të ndikojë që të ndriçohen e plotësohen me të dhëna edhe më biografitë e shumë personaliteteve të kësaj ane që për shkaqe të ndryshme nuk janë ndriçuar e zbardhur deri më tash. Them këtë sepse shënimet – epitafet që kanë mbijetuar në gurët mbivarror ruajnë të dhëna të rëndësime për të parët tanë që jetuan e vepruan gjatë periudhës së administrimit osman të viseve tona, kur siç dihej gjuhë zyrtare ishte gjuha osmane, të dhëna këto që u hyn në punë historianëve dhe studiuesve të rinj.
Andaj në këtë rrafsh, edhe epitafet në varret myslimane të periudhës osmane e që për ne tanimë kanë vlerë historike e monumentale, i gjejmë në gjuhën osmane, gjuhë e cila deri më 1912 ishe njohur dhe aplikuar me të madhe edhe nga të parët tanë.
Megjithëse ka një rëndësi të veçantë për popullin dhe vendin tonë, trashëgimia materiale islame pas shkuarjes së Perandorisë Osmane nga trojet tona, për shkak të rrethanave nëpër të cilat kaloi vendi ynë pothuajse një shekull, nuk është trajtuar sa e si duhet, këtë fat e kishin edhe epitafet osmane në gurët e varrezave të paraardhësve tanë”.
Për këtë vepër hulumtuese me një referat u paraqit mr. sc. Blerim Haziri, njëherit edhe këshilltar i kryetarit të Komunës së Gjilanit, i cili ndër tjera tha: “Nga konteksti historik, duke u bazuar tek të dhënat që japin autorët, Epitafet në regjionin e Gjilanit në të kaluaren nuk janë trajtuar e deshifruar fare edhe pse në aspektin monumental janë të një rëndësie të veçantë.
Konsiderojmë se në këtë botim është bërë një hulumtim i rrallë dhe i nevojshëm, sepse gjendja e epitafeve edhe tani nuk është në kujdesin e duhur.
Kjo është një vepër e padiskutueshme dhe është jo vetëm për t’u konsideruar e vlerësuar, por edhe për t’u marrë seriozisht nga historianët bashkëkohorë.
Me shqetësim konstatojmë se gjendja e tyre fizike është tejet e rënduar dhe një pjesë e madhe e tyre pothuajse janë shkatërruar tërësisht”, thë ndëar të tjera z. Haziri.
Në emër të autorëve të pranishmëve ju drejtua dr. Selimi Selimi, i cili pasi falënderoi të gjitha ata të cilët kanë kontribuar për realizimin e këtij projekti, në vazhdim tha: “Epitafet në shikim të parë mund të duken vetëm gurë varresh, mirpo në fakt ato njëherit janë edhe dëshmi – burime të dorës së parë ku ndriçojn një pjesë të kaluarës tonë, të trashëgimis kulturore. Por që edhe praktikat e dëshmuan këtë se, përmes epitafeve të shkruajnë edhe një pjesë biografie e historie, të personaliteteve, sikur fjala vjen me familjen e vjetër Gjilanase, Gjinollajt, siq shkruhet në dy epitafe që gjenden në oborrin e muzeut të qytetit të Gilanit. Po i citoj: … “xhinzade Mustafa begu dhe Ahmet Bahtijar Begu i biri i Hysrev Begut nga fisnikët e Xhinollve. Për shpirtin e tij, Fatiha! viti i vdekjes h. 1215 – 1800 gregorjan”…, apo edhe emrat e prindërve të heroit kombëtar Idriz Seferi”.