Dr. Zija Abdullahu

e-mail: zabdullai@hotmail.com

Tel. +383 38 243 887

Mob. +383 (0) 44 265 804


Biografi e shkurtër

Zija Abdullahu i lindur më 29. 10. 1961 në Nakushtak të komunës së Likovës- Kumanovë, R. e Maqedonisë së Veriut. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Të mesmen-medresenë, e përfundoi në Damask, Siri në vitin 1984/85. Studimet bazike në Univesitetin el-Ez’har, Fakulteti i Usulud-dinit (Bazat e fesë), katedrën e Akaidit dhe Filozofisë, në vitin 1990, në Kajro, Egjipt. Magjistraturën dhe doktoratën i përfundoi Universitetin e Zejtunes në Tunis-Tunizi, në vitin 2000.

Prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë nga viti akademik 2018/19. Prodekan i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë nga viti akademik 2010/11-2013/14. Profesor i rregullt në të njëjtin Fakultet nga viti akademik 2010\11. Ligjërues në nivelin Master që nga viti 2014/15, i lëndës: Koncepti i muslimanit ndaj tjetrit. Ligjërues i lëndës së Akadit në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, që nga viti 2001/02, për vitin e parë dhe të dytë. Gjatë viteve 2003-2008, ligjërues i katër viteve të së njëjtës lëndë. Ndërsa viteve të fundit ligjërues i vitit të tretë e të katërt të po kësaj lënde. Ligjërues i filozofisë së përgjithshme dhe asaj islame nga viti 2010/11.

Autor i dy librave të botuara si dhe i materialeve studimore i lëndëve përkatëse. Pjesëmarrës në seminare, tribuna, radio si dhe televizione të ndryshme lokale dhe kombëtare, dhe anëtarë në revista me karakter islam