Bursat ndahet për studentët e studimeve themelore (bachelor)

Për fitimin e bursës studenti duhet t’i plotësojnë këto kushte:
1. Të jetë student i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame,
2. Të jetë student i vitit të –II-të, -III-të dhe –IV-t,
3. Të mos ketë vit të përsëritur të studimeve,
4. Të ketë arritur kushtin për regjistrimin e vitit vijues në afatin e tetorit,
5. Të ketë notë mesatare të studimeve më së paku 9.0.

          Të drejtë konkurrimi kanë edhe studentët me notë mesatare më të ulët se 9.0, mirëpo ata mund të jenë përfitues të bursës vetëm në rast se nuk plotësohet numri sipas pikës 5.

          Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e këtij konkursi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
  1. Vërtetimin për regjistrimin e vitit akademik 2022/2023, duke cekur:
    a) Se është student i vitit të dytë e më lart;
    b) Se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve, dhe
  2. Certifikatën e notave, duke cekur notën mesatare.

Dekanati do të emërojë komisionin për ndarjen e bursave prej 3 anëtarësh nga FSI

Përfitues të bursës do të jenë 20 studentë, të cilët plotësojnë kushtet sipas konkursit;
Studentët përfitues të bursës do të gëzojnë këtë të drejtë për vitin akademik 2022/2023, në shumën prej 50 € për një muaj, duke filluar nga muaji tetor deri në muajin maj të vitit vijues;

Dokumentet e kompletuara paraqiten në zyrën e sekretarit.
Afati i paraqitjes është prej datës 31.10.2022 deri më 04.11.2022

Lista e përfitueseve të bursës do të publikohet në tabelën e shpalljeve të Fakultetit, si dhe në web-faqen e FSI-së, www.fsi-edu.net.

                                                                                                          DEKANI

                                                                                             Prof. asoc. dr. Islam Hasani