Prishtinë, 01.11.2016
Sot, me date 01.11.2016, FSI-ne e vizitoi dijetari i njohur nga Arabi Saudite, shejh Selman Al-aude. Pas nje takimi me dekanin e Fakultetit, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, musafiri nga Saudia, ne prani te stafit akademik dhe te studenteve mbajti nje ligjerate e cila zgjoi mjafte interesim tek te pranishmit.
Pervec te tjerash, dijetari Selman Al-Aude foli edhe per paqen dhe tolerancen qe duhet ta promovojne dhe ta zhvillojne muslimanet kudo ne bote edhe ne Kosove. Ai tha se muslimanet nuk duhet te jetojne te izoluar nga te tjeret pershkak te fese dhe besimit por, ata duhet te bashkejetojne edhe me pjesëtarë te komuniteteve te tjera fetare sepse keshtu kishte vepruar edhe Muhamedi a.s. ne Medine, duke arritur marreveshje bashkepunimi dhe jete ne paqe e tolerance si me fiset hebreje te shumta ne Medine ashtu edhe me te krishteret. Ai gjate fjales se tij nuk mundi t’i fsheh edhe emocionet dhe kenaqesine qe kishte perjetuar me rastin e vizites se pare ne Kosove, por, edhe per pranine dhe zhvillimin e kultures islame qe e kishte verejtur ne Kosove. Ne fund dijetari nga Arabia Saudite falenderoi udheheqesine dhe stafin akademik te Fakultetit dhe studentet e FSI-se per pritjen e ngrohte qe kishin rezervur per te.
Zyra për informim, FSI
{gallery}selmanaude{/gallery}