Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani
Doktor i shkencave të hadithit
Sulejman Osmani lindi më 20 korrik 1965 në Lisockë të Dardanës. Ka diplomuar në Fakultetin e Hadithit dhe Studimeve Islame të Universitetit Islamik të Medinës. Magjistraturën me temën “Kontributi i dijetarëve shqiptarë në lëmin e Sunetit” më 2005 e ka fi tuar në Universitetin Islamik të Bejrutit. Ndërkaq doktoraturën e ka kryer më 2008, në Universitetin “El Xhinan” të Tripolit – Liban, ku ka mbrojtur temën “Personaliteti i Muhamedit a.s. te dijetarët shqiptarë”.
Sulejman Osmani ka qenë imam, hatib dhe mualim në Xhaminë e Qendrës në Gjilan si dhe mësimdhënës i lëndës së Hadithit në Medresenë “Alauddin”, paralelja në Gjilan. Është profesor që nga fi llimi e deri në ditët e sotme, si ligjërues i lëndëve: Hadith dhe Terminologji e Hadithit dhe aktualisht ligjërues në nivelin master në FSI. Është anëtar i redaksisë së “Buletinit”, revistë shkencore e këtij institucioni të arsimit të lartë. Përveç kësaj, ka kryer një varg detyrash në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, si anëtar i Kryesisë së kësaj bashkësie në periudhën 1996-2004; pastaj anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan në disa mandate dhe kryetar i këtij Këshilli nga viti 2013 deri më 2016; kryetar i Shoqatës Humanitare “Beriqeti”, në një periudhë pas luftës në Kosovë etj.
Sulejman Osmani është autor i shumë studimeve të botuara në revista përkatëse shkencore e publicistike islame dhe i disa kumtesave të paraqitura në aktivitete shkencore në vend dhe jashtë tij. Është edhe autor i këtyre veprave: “Pozita e Sunetit në Islam” “Hadithi – këshilla dhe urtësi”.