Të nderuar,
Duke ju falenderuar për kontributin tuaj të vazhduar me rrjetin KREN, na lejoni që të ju rikujtojmë linkun e pyetësorit / hulumtimit si më poshtë.
Ju njoftojmë se ne kemi pranuar vetem një respondent nga kërkesa jonë praprake. Me mirëkuptim ju kërkojmë që ta shpërndani këtë link sa më teper tek:
- Stafi I IT-së;
- Profesorët / asistentet;
- Students (ne rekomandojme qe profesoret / asistentet e perfshire ne kete email ta shperndajne linkun tek studentet e tyre dhe me tej).
Linku i pyetësorit, klikoni këtu: Hulumtimi-Jan 2023 – KREN Kosova (kren-ks.eu)
Detajet:
Rrjeti Kosovar për Hulumtim dhe Edukim / Kosovo Research and Education network (KREN), që të vazhdoj me sukses realizimin e aktiviteteve që janë në përputhje me nevojat e stafit të IT-së, profesorëve / asistenëve dhe studentëve në institucionin tuaj arsimor, është e nevojshme të di situatën reale dhe nevojat por edhe rekomandimet dhe kritikat nga Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL), me synimin që të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve që KREN ofron për IAL-ët.
Më poshtë gjeni një pyetësor me të cilin KREN do të mund të kuptojë më mirë situatën aktuale të IAL-ve në përdorimin e platformave / aplikacioneve LMS dhe sherbimet tjera të KREN.
Për më teper, ky pyetësor që do të shërbej si fizibilitet, ku përvec indikacioneve që pritet të nxjerren me të, KREN po planifikon të krijojë termat e nevojshëm për organizimin e trajnime falas për përdorimin e platformave / aplikacioneve të mësimit online sic janë MOODLE dhe Microsoft 365, për profesorët / asistentët dhe studentët.
Poashtu, të keni parasysh që:
- Plotësimi i formës zgjatë rreth 2 minuta.
- Pothuajse të gjitha fushat janë të nevojshme.
- Pyetësori është i ri-hapur për mbushje online.
Cdo të mirë!
Në emer të KREN