Prishtinë, 4 shtator 2023
Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame, në mbledhjen e mbajtur më 11.05.2023, mori vendim për shpalljen e
KONKURSIT
për pranimin e kandidatëve për studime në nivelin master, për vitin akademik 2023/2024 në programin e studimeve “Teologji Islame në kontekstin Evropian”
KANDIDATËT QË KONKURROJNË PËR STUDIME MASTER NË FSI DUHET T’I PLOTËSOJNË KËTO KUSHTE:
- Të kenë arritur notën mesatare 7.00 e më tepër, gjatë studimeve në nivelin (BA) bachelor.
- Kandidatët e kanë obligim njohjen e gjuhës arabe, ose ndonjërën prej gjuhëve tjera, si angleze, frënge etj. Për çka duhet të sjellin certifikatë e cila dëshmon një gjë të tillë.
Kandidatët që konkurrojnë për studime master në FSI duhet t’i sjellin këto dokumente: - Fletëparaqitja e plotësuar e cila merret nga zyra e referentit për nivelin master;
- Ekstraktin e lindjes (origjinale)
- Diplomën origjinale ose të noterizuar, përkatësisht certifikatën e diplomimit;
- Kandidatët që kanë përfunduar studimet (BA) bachelor në universitete të huaja duhet ta sjellin diplomën e nostrifikuar.
- Pagesën prej 10 € në bankën “NLB, nr. 1708001600095471” (Pagesë për aplikim në FSI),
Rangimi i kandidatëve bëhet në bazë të: - Suksesit në studimet themelore, dhe;
- Rezultateve të provimit pranues.
Provimi pranues organizohet në fakultet dhe i nënshtrohen të gjithë kandidatët. Testi i pyetjeve formulohet nga lëndët e këtyre fushave: 1. Hadith&Tefsir, 2. Fikh&Usul, 3. Histori Islame dhe të përgjithshme.
Numri maksimal i poenëve të arritur në provimin pranues është 100.
Kandidatët që kanë përfunduar studimet në ndonjë fakultet-drejtim tjetër, mund të konkurrojnë për studime master në FSI, me kusht që paraprakisht t’i nënshtrohen provimeve diferenciale në Fakultetin e Studimeve Islame, në lëndët themelore, të cilat i përcakton KMSH-ja, varësisht nga fusha e studimeve që ka pasur kandidati.
Të drejtë konkurrimi për studime në programin (MA) master në FSI kanë vetëm ata kandidatë që kanë përfunduar studimet (BA) bachelor (4 vjeçar) dhe kanë arritur 240 ECTS.
Studimet master në FSI zgjasin një vit, dy semestra (4+1).
Afati i konkursit - Paraqitja e dokumenteve zgjat nga data 11.09.2023, deri më 29.09.2023, në ora 15:00 (dokumentet do të pranohen vetëm ditëve të punës).
- Provimi pranues do të mbahet më 02.10.2023, duke filluar nga ora 12:00
- Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më datë 03. 10. 2023 në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (www.fsi-edu.net)
E drejta e ankesës dhe afati për ankesë
Kandidatët që nuk janë pranuar në studimet master mund të ankohen kundër vendimit brenda një dite të punës, nëse konsiderojnë se i është bërë e padrejtë, pas shpalljes së rezultateve. Vendimi përfundimtar rreth ankesës merret nga komisioni i ankesave të fakultetit.
Shpallja e rezultateve përfundimtare, dhe regjistrimi i kandidatëve të pranuar - Rezultatet përfundimtare në bazë të vendimit të komisionit të ankesave shpallen më datë 04.10.2023. në tabelën e shpalljes dhe në web-faqen e FSI-së (www.fsi-edu.net)
- Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet te referenti për studime master, në Fakultetin e Studimeve Islame, nga data 05.10.2023 deri më datë 06.10.2023, (10:00 – 15:00).