Prishtinë, 23.05.2024

Njoftohen studentë e FSI-së se orari i paraqitjes së provimeve për afatin e Qershorit, është si në vijim:

Paraqitja e provimeve fillon nga data: 01. 06. 2024, deri më: 07. 06. 2024. Paraqitja e provimeve bëhet online përmes sistemit SIMS, dhe nuk ka nevojë që të mbushen fletëparaqitjet e provimeve

Provimet fillojnë më: 10. 06. 2024 .

Paraqitja e provimit është 1 € (një euro) për provim, pagesa bëhet në administratë. Pagesa realizohet pas hyrjes në provimin e parë të paraqitur.

Luten studentët që ta respektojnë afatin e hapjes së sistemit SIMS për paraqitjen e provimeve, sepse pas mbylljes së afatit nuk do kenë mundësi t’i paraqitin ato.

Me respekt,
Shërbimi studentor