Revista ndërkombëtare fetare, shkencore “Buletini” është organ i Fakultetit të Studimeve Islame, botohet dy herë në vit. Numri i parë është botuar më 2010 (KDU 28(05). Revista “Buletini” po vazhdon me misionin dhe qëllimin e themelimit të kësaj medie e komunitetit shkencor. Kujtojmë se revista ofron gamë të gjerë kërkimesh shkencore mbi të gjitha aspektet e Islamit dhe shoqërisë, në shumë disiplina të studimeve islame, duke përfshirë këtu: Kuranin, Hadithin, Tefsirin, Siren, Ilmul Kelamin, Jurisprudencën, Fikhun, religjionin, ekonominë, gjuhësinë, historinë, kulturën, filozofinë, antropologjinë, metafizikën, psikologjinë, sociologjinë, studimet bashkëkohore, spirualitetin, artin, shkencën, teknologjinë etj.

Edhe pse epoka në të cilën jetojmë tani ka një krizë të madhe të leximit të revistave, mendojmë dhe shpresojmë se numrat e revistës ofrojnë mekanizëm nxitës dhe frymëzues, meqë kuadri akademik dhe studiues do të kenë mundësi t’i shfaqin aty hulumtimet dhe studimet e tyre shkencore. Poashtu, revista “Buletini” synon që në një të ardhme të afërt ta gjejë vetën në mesin e platformën e revistave të indeksuara e me kredibilitet të lartë ndërkombëtar.

Linku: https://portal.issn.org/resource/ISSN/3007-3677