Më date 05.11.2024, Udhëheqësi i Ekipit të Programit SHER z. Aqim Emurli, Koordinatori Tematik z. Nehat Dervishi dhe znj. Donjeta Ibra, Menaxhere e Zyrës, vizituan Fakultetin e Studimeve Islame (FSI), ku u pritën nga dekani, Prof. Assoc. Dr. Islam Hasani, prodekani, prof. ass. dr. Lulzim Esati, dhe sekretari mr. Vedat Shabani.

Gjatë takimit, z. Emurli nënvizoi përkushtimin e Programit SHER për promovimin e qëndrueshmërisë në arsimin e lartë dhe ndërtimin e kapaciteteve kërkimore që përputhen me Strategjinë e Arsimit të Kosovës 2022 – 2026.

Dekani i FSI-së, prof. asoc. Dr. Islam Hasani falënderoi z. Emurlin për kontributin e tij që FSI të jetë pjesë e programit SHER.

FSI dhe SHER do të zhvillojnë një Memorandum Bashkëpunimi për të përshkruar fushat kryesore të bashkëpunimit për tre vitet e ardhshme, duke siguruar një ndikim të qëndrueshëm në përsosmërinë akademike dhe kërkimore në FSI.