Në bazë të rregullorës nr. 02/24 të datës 22.07.2024 për studime master ju bëjmë me dije se ekzemplari i punimit master të kandidatit Sanije HAJREDINI me titull: “KOSOVA NË ‘SEJJÂHATNÂMENË” E EVLIJA ÇELEBIUT” gjindet në bibliotekën e Fakultetit dhe të interesuarit mund ta shfletojnë deri më datë 08.12.2025.

ABSTRAKTI

NGA: SANIJE HAJREDINI

Mentori: Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti

Në mes të Kosovës dhe trevave të tjera që ishin në kuadër të Perandorisë Osmane kanë ekzistuar elemente dhe rrethana të përbashkëta të cilat sigurisht që kanë qenë të kushtëzuara dhe të lidhura ngushtë me zhvillimet politike dhe shoqërore që kanë mbizotëruar asokohe në Kosovë e në trojet shqiptare në veçanti dhe në Perandorinë Osmane në përgjithësi.

Duke qenë se trojet shqiptare, pra edhe Kosova gjenden në një pozitë të tillë gjeografike, ato historikisht kanë shërbyer si urë lidhëse midis kontinenteve, qytetërimeve, kulturave e perandorive të ndryshme. Trojet shqiptare sa janë kufiri i parë i Perëndimit me Lindjen, po aq janë edhe kufiri i Lindjes me Perëndimin. Prandaj shqiptarët historikisht kanë pasur lidhje kulturore, politike, ekonomike si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen. Aty takohen dhe puqen këto dy botë. Si të tilla, këto troje kanë tërhequr vëmendjen edhe të udhëpërshkruesve, piktorëve, diplomatëve, konsujve e misionarëve të ndryshëm osmanë dhe evropianë.

Në mesin e tyre, padyshim më i njohuri është Evlija Çelebiu (shek.. XVII) i cili i vizitoi trojet shqiptare dhe i bëri pjesë të veprës së tij dhjetë vëllimshme, të quajtur “Sejjâhatnâme” (Seyyâhatnâme”). Vepra e Evlija Çelebiut llogaritet si memoari më i gjatë në literaturën klasike turke, ku në hollësi përshkroi vrojtimet dhe përjetimet personale, shënoi detaje të panumërta të jetës dhe traditave të njerëzve që i takonte. Përshkroi në hollësi dhe pa përjashtim të gjitha vendet që i vizitoi, historinë e tyre, objektet, banorët e qyteteve, kasabave e fshatrave sipas etnisë, gjuhën e tyre, doket e zakonet, personalitetet e njohura etj.

Fjalët çelës: Perandoria Osmane, shqiptarët, Evlija Çelebiu, “Sejjâhatnâme”, Kosova, qytetet, institucionet

ABSTRACT

BY: SANIJE HAJREDINI

Mentor: Prof. asoc. dr. Sadik Mehmeti

Between Kosova and other territories that were within the Ottoman Empire, there existed common elements and circumstances, which were certainly conditioned and closely linked to the political and social developments that prevailed at that time in Kosova and the Albanian territories in particular, and in the Ottoman Empire in general.

Since the Albanian lands, including Kosova, are located in such a geographical position, they have historically served as a bridge between different continents, civilizations, cultures and empires. The Albanian lands as are much the first border between the West and the East as they are the border between the East and the West. Therefore, Albanians have historically had cultural, political, and economic ties with both the West and the East. It is where these two worlds meet and merge. As such, these lands have attracted the attention of various Ottoman and European travelers, painters, diplomats, consuls, and missionaries.

Among them, definitely the most famous is Evliya Çelebi (17th century) who visited Albanian lands and included them in his ten-volume work, called “Sejjâhatnâme” (Seyyâhatnâme”). Evliya Çelebi’s work is considered the longest memoir in classical Turkish literature, where he described in detail his personal observations and experiences, and recorded countless details of the lives and traditions of the people he met. He described in detail and without exception all the places he visited, their history, objects, the inhabitants of cities, towns and villages according to ethnicity, their language, customs and traditions, famous personalities, etc. .

Keywords: Ottoman Empire, Albanians, Evliya Çelebi, “Sejjâhatnâme”, Kosovo, cities, institutions.