Në Podgoricë, me datën 31 tetor- 01 nëntor 2015 organizuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studime të Avancuara, CSN, Sarajevë  dhe Qendra për Mirëkuptim Ndërkulturor-Horizonti, Mali i Zi  u mbajt takimi i mësimdhënësve të Hadithit në Ballkan ku u debatua rreth temës “ Mësimdhënia e Hadithit në fakultetet islame dhe medresetë në Ballkanit”.

Në takim morën pjesë:

Nga Bosnja përfaqësuesit e tri Fakulteteve Islame dhe po ashtu të Medreseve

Nga Maqedonia përfaqësuesit e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup dhe të Medresesë Isa Beu

Nga Mali i Zi përfaqësuesit e Medresesë së Tuz-it{jathumbnail}

Nga Kosova Fakultetin e Studimeve Islame e përfaqësuan: Prof. asoc. Dr. Sulejman Osmani dhe prof. ass. Dr. Musa Vila, kurse nga Medreseja Alauddin- Prishtinë ishte Mr. Rrahim Aliu

Programi i punës së takimit dy ditor në qendër të vëmendjes kishte prezantimin e planëprogrameve për mësimin e Hadithit i cili zbatohet në institucionet mësimore në rajonin e Ballkanit, si dhe sjelljen e përvojave nga mësimet e Hadithit në Universitetet përkatëse ku mësimdhënësit kishin mësuar gjatë studimeve të tyre. Takimi synonte të nxjerr në skenë përvojat më të mira në kurikulat e Hadithit të aplikueshme në rajonin tonë.

U diskutuan përvojat e ndryshme të cilat u prezantuan nga mësimdhënës që përfaqësonin nivelet më të larta të mësimit të hadithit.

Gjatë punimeve u bënë edhe shumë takime konsultuese ku u bisedua për zhvillimet dhe aktivitetet në kuadër të institucioneve islame në rajon.

Në fund, takimi i mësimdhënësve të Hadithit u përmbyll me nxjerrjen e porosive të cilat në formë rekomandimi formulojnë konkluzat e takimit të mësimdhënësve të Hadithit në Ballkan, i cili do tu shpërndahet gjithë faktorëve relevant, Bashkësive Islame të Rajonit dhe institucioneve të mësimore Islame.