Më datë 18.12.2025, Këshilli Mësimor Shkencor i FSI-së, si organi më i lartë i Fakultetit, mbajti mbledhjen e rregullt.

Në këtë mbledhje, përveç pikave tjera të rendit të ditës, si pikë e veçantë u duskutua edhe për draft “Planin Strategjik 2026-2030”. Gjatë mbledhjes së KMSH-së, dekani i informoi anëtarët për punën që ka bërë Komisioni i FSI-së për përgatitjen e këtij Plani, i cili është mbështetur nga SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo) së bashku me ekspertin e angazhuar nga ana e tyre. Deri në fazën e draftimit ne kemi realizuar 4 takime ku është punuar intenzivisht dhe tani si rezultat e kemi një Draft të Planit Strategjik i cili, siç edhe është kërkuar nga ana juaj përmes e-mailit, që ta lexoni dhe nëse keni ndonjë vërejtje apo sugjerim ta potenconi me qëllim të inkorporimit të tij.

Anëtarët e KMSH-së theksuan se e kanë lexuar të tërin dhe vlerësojmë se është bërë një punë shumë e mirë.

Dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame u është mirënjohës të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë aktivitet, veçmas mbështetësve nga SHER, në krye me z. Aqim Emurli, udhëheqësin e programit SHER në Kosovë.

Prishtinë, 24.12.2025