Me datën 02 dhe 03 janar 2026, në kuadër të angazhimeve praktike dhe misionit të Fakultetit të Studimeve Islame, studentët e FSI-së u angazhuan në aktivitete praktike në shërbim të komunitetit fetar.

-Studentët u angazhuan si hatibë në namazin e xhumasë, duke reflektuar përgatitjen e tyre profesionale dhe rolin aktiv në jetën fetare dhe shoqërore.

-Studentet u angazhuan si mualime në mësim-besim, duke kontribuar në edukimin fetar dhe moral të shoqërisë dhe duke dëshmuar rëndësinë e rolit të gruas në përçimin e dijes islame.

Ky aktivitet shërbeu si një hap i rëndësishëm në praktikimin e njohurive të fituara, forcimin e vetëbesimit dhe përgatitjen e studentëve për angazhimet e tyre të ardhshme në shërbim të komunitetit.

Prishtinë, 06.01.2026