Fakulteti i Studimeve Islame pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Hiroyasu Tanigaki. Ai u prit nga dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit, dekani Hasani e njoftoi z. Tanigaki për zhvillimet e përgjithshme në Fakultetin e Studimeve Islame, përfshirë aktivitetet akademike, organizimin institucional, programet e studimit dhe vizionin e fakultetit për të ardhmen. z. Tanigaki tregoi interesim të veçantë për studimet islame që zhvillohen në fakultetin tonë, duke u informuar në detaje për numrin e studentëve, lëndët mësimore, kurrikulën e FSI-së si dhe për perspektivën e punësimit të të diplomuarve.
Z. Tanigaki, u shpreh mjaft i impresionuar nga informacionet e marra dhe nga niveli akademik i programeve të ofruara në Fakultetin e Studimeve Islame.
Në kuadër të këtij takimi u diskutua edhe mundësia për hapjen e rrugëve të bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Fakultetit të Studimeve Islame dhe Ambasadës së Japonisë në Kosovë, në fusha me interes të përbashkët akademik dhe kulturor.
Prishtinë, 09.01.2026









