FSI synon të jetë qendër lidershipi akademik dhe kërkimor që ofron arsim cilësor, duke ndërthurur traditën islame me nevojën moderne dhe duke formuar intelektualë të ndërgjegjshëm që kontribuojnë në zhvillimin etik, kulturor dhe social të komunitetit lokal dhe ndërkombëtar.

Ky vizion reflekton aspiratën e FSI-së për t’u pozicionuar si institucion referent në fushën e studimeve islame dhe shkencave shoqërore të lidhura me to.

Vizioni thekson standardet e larta akademike, orientimin drejt zhvillimit shkencor dhe inovacionit, domosdoshmërinë e modernizimit dhe digjitalizimit, si dhe rolin e rëndësishëm të Fakultetit në dialogun shoqëror, etik 16 dhe kulturor.

Ai gjithashtu nënvizon nevojën për ndërkombëtarizim, bashkëpunim të gjerë institucional dhe rritjen e ndikimit shoqëror të FSI-së.