Më datë 23.03.2026, Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ishte për vizitë në Fakultetin e Studimeve Islame.
Anëtarët e KSHC-së, në krye me kryetaren Hasnije Ilazi, i priti dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Islam Hasani me bashkëpunëtorë.
Dekani Hasani fillimisht ju shprehu mirëseardhje në FSI duke falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të AKA-së në proceset e akreditimit. Më tutje dekani i informoi në pika të shkurëtra për historikun e hershëm të themelimit të FSI-së dhe qëllimin. Në vazhdim dekani u fokusua në aktivitete e mëvonshme siç është themelimi i Akademisë për Lidership dhe programin e doktoratës të cilin FSI e ofron në bashkëpunim me Universitetitn “UTM” të Malejzisë.
Nga ana e KSHC-së kryetarja Ilazi falënderoi dekanin dhe stafin e FSI-së për mikpritjen duke theksuar se si Agjenci jemi duke bërë disa ndryshime me qëllim të përmirësimin të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë. Kryetarja Ilazi theksoi se bashkëpunimi i FSI-së dhe përshtatja e tyre me standardet e akreditimit është i kënaqshëm dhe jemi mirësnjohës për këtë.
Ndërsa drejtori i AKA-së, z. Naim Gashi theksoi se jemi mirënjohës për korrektësinë dhe bashkëpunimin e FSI-së në raport me AKA duke vërë theksin e veçantë te raportet e mira mes dy institucioneve.
Qëllimi i takimit ishte që anëtarët e KSHC-së të njihen më për së afërmi më kushtet dhe insfrastrukturën të cilën FSI ofron për studentët e saj. Pas këtij takimi, KSHC vazhdoi mbajtjen e mbledhjes së rregullt në objektin e Fakultetit.
Prishtinë, 25 mars 2026










