Në ambientet e Fakultetit të Studimeve Islame u mbajt seminari kushtuar dy figurave të shquara të mendimit dhe veprimit islam shqiptar: Hfz. Ali Korça dhe Imam Vehbi Ismaili.
Seminari u hap me fjalën e Myftiut, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë fetare dhe kombëtare, ndërsa më pas fjalën përshëndetëar e mbajti Dekani i Fakultetit, duke vlerësuar angazhimin e studentëve në trajtimin e këtyre figurave të rëndësishme. Aktiviteti vazhdoi me prezantimet e studentëve, ku u trajtuan jeta dhe vepra e tyre, si dhe kontributi në aspektin fetar dhe kombëtar.
Përmes këtij seminari u theksua roli i madh që këto dy personalitete kanë pasur në shërbim të fesë dhe kombit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë. Veçantia e këtij aktiviteti ishte edhe prania e nxënësve të medreseve, të cilët morën pjesë si mysafirë për ta ndjekur nga afër seminarin dhe për të përfituar nga prezantimet.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuesit për angazhimin dhe përkushtimin!
Prishtinë,
28.04.2026















