Më datë 13. 10. 2026, studenti Arlind GAJTANImbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “PARIMET ETIKE TË TREGTISË SIPAS IMAM EBU HAMID EL GAZALI DHE PASQYRIMI I TYRE NË LITERATURËN SHQIPE”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.

Komisioni ishte i përbërë nga:

1. Prof. ass. dr. Ilmije Kuqi, kryetar

2. Prof. ass. dr. Bahri Hoxha, anëtar

3. Prof. asoc. dr. Islam Hasani, mentor

Fillimisht fjala iu dha kandidatit Arlind GAJTANIi cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurta dhe koncize.

Punimi synon të identifikojë boshllëkun në studimet shqipe dhe të lidhë analizën e literaturës me perceptimet e mbledhura përmes anketës.

Studimi shqyrton parimet etike të tregtisë në mendimin e imam Gazalit dhe lidhjen e tyre me moralin, jetën shpirtërore dhe përgjegjësinë shoqërore.

Punimi përmban 3 kapituj kryesorë: ku kapitulli i parë paraqet bazën teorike të studimit, kapitulli i dytë përbën pjesën qendrore të punimit dhe i kushtohet mendimit të Imam Gazalit, me theks të veçantë në parimet etike që lidhen me tregtinë dhe sjelljen e tregtarit, dhe kapitulli i tretë shqyrton pasqyrimin e mendimit të Gazalit në literaturën shqipe.

Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni e uruan për temën e zgjedhur dhe e përgëzuan për punën e bërë. Më pas i dhanë disa sygjerime dhe këshilla për temën, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.

Prishtinë,
15 Tetor 2026