Më datë 19. 10. 2026, studenti Mehas ALIJA mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “DIALOGU NDËRFETAR NË ZVICËR NË MES VITEVE 2000 – 2010 KARAKTERISTIKAT, ARRITJET DHE SFIDAT”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1.Prof. ass. dr. Musa Vila, kryetar
2.Prof. ass. dr. Lulzim Esati, anëtar
3.Prof. ass. dr. Rexhep Suma, mentor.
Fillimisht fjala iu dha kandidatit Mehas ALIJA i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurta dhe koncize.
Qëllimi i punimit ishte të kuptohet si u zhvillua dialogu ndërfetar dhe çfarë roli luajtën muslimanët, duke përmendur karakteristikat, rolin e muslimanëve si dhe arritjet dhe sfidat.
Punimi analizon në mënyrë shkencore format, metodat si dhe veprimtarinë e aktorëve dhe institucioneve të dialogut ndërfetar në Zvicër. Poashtu shpjegon rolin e komunitetit musliman, qendrave islame, dhe të imamëve shqiptarë si aktorë të dialogut. Dhe në fund bën vlerësimin se çfarë ka arritur dialogu dhe ku mbeti i kufizuar në periudhën 2000-2010.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni e uruan për temën e zgjedhur dhe e përgëzuan për punën e bërë. Më pas i dhanë disa sygjerime dhe këshilla për temën, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.
Prishtinë, 20 Tetor 2026








