Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më datë 01.10.2020 merr vendim për shpalljen e
K O N K U R S I T
Për pranimin e kandidatëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore-bachelor për vitin akademik 2020/2021.
Të drejtë konkurrimi në FSI kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses medresenë e mesme ose ndonjë shkollë tjetër të mesme.
Të drejtë konkurimi kanë edhe kandidatët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT.
Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Kosovës, me rastin e konkurrimit duhet t’i sjellin dokumentet e nostrifikuara.
AFATI I KONKURSIT
- Paraqitja e dokumenteve fillon prej datës 05. 10. 2020 deri më 12. 10. 2020 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 14.00).
Kandidatët e interesuar për studime në FSI duhet të sjellin:
- Certifikatën e lindjes (në origjinal) jo më e vjetër se gjashtë muaj,
- Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal ose të noterizuara),
- Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal ose të noterizuar),
- Kopjen e letërnjoftimit,
- Çertifikatën shëndetësore,
- Fletëaplikimin e plotësuar i cila merret te referenti i FSI-së,
- Pagesën prej 5 € në bankën “NLB, nr. 1708001600095471” (Pagesë për aplikim në FSI),
- Dokumentin e nostrifikimit të diplomës për ata që kanë përfunduar shkollimin e mesëm jashtë vendit,
- Provimi pranues do të mbahet më datë 13. 10. 2020, (e marte), në orën 14.00
- Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më datë 14. 10. 2020 në web-faqen e FSI-së (www.fsi92.net) si dhe në objektin e Fakultetit.
- Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 15. 10. 2020 deri më datë 16. 10. 2020
Regjistrim të kandidatëve jashtë këtij afati nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur. Nëse studenti i pranuar nuk regjistrohet me kohë, në vend të tij do të regjistrohet kandidati i cili është në radhe sipas pikëve të testit.
E DREJTA E ANKESËS DHE AFATI PËR ANKESË
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar mund t’i paraqesin ankesë dekanatit të Fakultetit më së largu 24 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati ankesat nuk pranohen.
Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 19. 10. 2020 deri më datë 23. 10. 2020
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,
2. Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave
për dokumente personale.
3. Pagesa për një semestër në vlerë prej 60 € ( + 5 € për index) ështëpër studentët e rregullt, ndërsa 150 € ( + 5 € për index) për studentët me korrespondencë.
Pagesa bëhet në bankën NLB (Llog, nr. 1708001600095471)
DEKANI:
Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi