Këshilli Mësimor Shkencor i Fakultetit të Studimeve Islame në mbledhjen e mbajtur më datë 31.08.2015 miratoi propozimin për shpalljen e

KONKURSIT PLOTËSUES

Për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore-bachelor në vitin akademik 2015/2016.

Të drejtë konkurrimi në FSI kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses medresenë e mesme ose ndonjë shkollë  tjetër të mesme.

Në FSI mund të pranohen edhe kandidatë nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT.

Kandidatët të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë Kosovës, me rastin e konkurrimit duhet t’i sjellin dokumentet e nostrifikuara.

 

AFATI I KONKURSIT

 

Për pranimin e kandidatëve në vitin e parë të studimeve në FSI orari do të jetë si në vijim:

  1. Paraqitja e dokumenteve zgjat prej datës 04. 09. 2015 deri më 17. 09. 2015 (dokumentet pranohen gjatë ditëve të punës prej orës 10.00 deri në orën 15.00).

 

Kandidatët e interesuar për studime në FSI duhet të sjellin:

 

  1. Certifikatën e lindjes (në origjinal),
  2. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal),
  3. Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal),
  4. Kopjen e letërnjoftimit,
  5. Fletëparaqitja e plotësuar e cila merret te referenti i FSI-së,
  6. Pagesën prej 5 € në bankën “TEB” (Pagesë për aplikim në FSI),
  7. Vendimi mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit (nostrifikimi),

 

  1. Provimi pranues do të mbahet më datë 21. 09. 2015, (e hënë), në ora 14.00
  2. Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet më datë 23. 09. 2015 në web-faqen e FSI-së (www.fsi92.net) si dhe në objektin e Fakultetit.
  3. Regjistrimi i kandidatëve të pranuar në FSI do të bëhet prej datës 28. 09. 2015 deri më datë 30. 09. 2015

Regjistrim të kandidatëve jashtë këtij afati nuk do të ketë, prandaj luten kandidatët e pranuar që t’i përmbahen afatit të lartcekur.

 

Vërejtje:

Kandidatët të cilët nuk janë pranuar, mund t’i tërheqin dokumentet e tyre nga data 05.10.2015 deri më datë 09.10.2015

 

Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:

1. Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,

2. Dy fotografi (fo rmati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave

për dokumente personale.

3. Pagesa për një semestër në lartësi prej 50 € për studentët e rregullta, respektivisht

100 € për studentët me korrespondencë.

Pagesa bëhet në bankën TEB

 

                                                                                                         DEKANI:

                                                                                         Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi