Sot, më datë 21.04.2026, Ambasadori i Japonisë, Sh.T. Hiroyasu TANIGAKI, ishte për vizitë në FSI.Ambasadori dhe stafi i tij fillimisht u pritën në zyrën e dekanit të Fakultetit, me që rast dekani, prof. asoc. dr. Islam Hasani i shprehu mirëseardhje dhe e falënderoi atë për vizitën e tij. Kjo vizitë është rezultat i vizitë së mëhershme të Ambasadorit në FSI, ku më datë 09.01.2026, ai vizitoi Fakultetin tonë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte mbajtja e një ligjërate nga ana e Ambasadorit për stafin akademik të Fakultetit dhe studentët. Ligjërata titullohej: “Marredheniet Japoni-Kosovë, e kaluara e tashmja dhe e ardhmja”, me që rast Ambasadori për një kohë rreth 40 minutash foli për historikun, kulturën, gjuhën, popullatën dhe religjionin në Japoni duke bërë krahasim me Republikën e Kosovës. Ai një theks të veçant, gjatë lëgjërimit të tij, ia kushtoni raporteve dhe kontributit të shtetin të Japonisë në Kosovë.Pas përfundimit të ligjëratës të pranishmit bënë disa pyetje të cilave ambasadori iu përgjigjë me shumë kënaqësi.

Prishtinë,
21.04.2026