Më datë 29.04.2026, studentët e Fakultetit të Studimeve Islame morën pjesë në Konferencën e Parë Studentore Shkencore, të organizuar nga Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup.
Pjesëmarrja e studentëve tanë në këtë ngjarje të rëndësishme akademike dëshmoi përkushtimin dhe nivelin e tyre në fushën e kërkimit shkencor. Përmes prezantimeve, ata kontribuan në zhvillimin e diskutimeve akademike dhe në shkëmbimin e ideve me studentë dhe studiues nga institucione të ndryshme.
Studentet pjesëmarrëse në këtë konferencë ishin: Amira Osmani, Kanita Hyseni dhe Elfete Sinanaj, të cilat u shoqëruan dhe u udhëhoqën nga Prof. ass. Dr. Valmire Batatina Krasniqi.
Kjo konferencë shërbeu si një platformë e vlefshme për afirmimin e potencialit të studentëve, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe kulturës kërkimore ndërstudentore.
Shprehim mirënjohjen tonë për organizatorët dhe të gjithë kontribuuesit në realizimin e kësaj ngjarjeje, duke mbetur të përkushtuar që edhe në të ardhmen të jemi pjesë aktive në aktivitete që nxisin dijen dhe zhvillimin akademik.











