Prishtinë, 05.03.2018

Dekani i FSI-se, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, qëndroi në Ankara për një vizitë 4 ditore me ftesë të kryetarit të organizates BESADER, Semih Senkardesler. Organizata BESADER tanimë çdo vit organizon takim me studentët e vendeve të Ballkanit në të cilin marrin pjesë, përveç studentëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, Mali i Zi edhe përfaqësues dhe delegacione nga këto shtete.

Në këtë tubim dekani Rexhepi i cili ishte në shoqerim të drejtorit te medresë Jakup Çunaku dhe disa personaliteteve tjera nga Kosova, përshëndeti gjithë te pranishmit në emër të Bashkesisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saja, njëkohesisht mori pjesë edhe në disa sesione shkencore dhe tryeza të organizuara nga studentët e Kosovës, me ç’rast u njoftua nga studentët shqiptar në Turqi për punën, aktivitetet, kushtet dhe mundësite për studim që iu afrohen atyre nga Turqia. Dekani po ashtu i njoftoi studentët shqiptar të Kosovës për punën dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe institucioneve të saja që po bëjnë në Kosovë në interes të islamit dhe muslimanëve në pergjithësi. Gjatë qëndrimit në Turqi, Dekani Rexhepi pati takim edhe me perfaqesues dhe delgacione të tjera të pranishme në këtë tubim, ndër to ishte takimi me kryetarin e organizates BESADER, rektorin e Universitetit të Çanakalase dhe përfaqesuesin e fondacionit Maaref ne Turqi. Gjatë këtij manifestimi u prezantuan edhe aktivitete kulturore të percjellura me muzikë folklorike dhe këngë patriotike shqiptare që flasin mjaft për respektin që ka shteti i Turqise dhe populli turk veçmas për shqiptaret dhe kulturën e tyre. {gallery}ankara18{/gallery}