{jathumbnail}
Në Tiranë u mbajtë Konferencë Ndërkombëtarë me temën “Edukimi qytetar dhe Islami” më 1-3. Nëntor 2013, e organizuar nga “Universiteti i Vienës” në bashkëpunim me Universitetin e Bedrit dhe atë të Tiranës, në të cilën morën pjesë shumë studiues dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme si vendore po ashtu edhe ndërkombëtare. Në këtë simpozium ishte i ftuar edhe Dekani i F. S. I.-së prof. dr. Qazim Qazimi, i shoqëruar nga prodekani, prof. ass. dr. Zija Abdullahu.

Dekani i FSI-së në këtë konferencë u paraqit me kumtesën e tij me titull: “Rëndësia e identitetit dhe përkatësisë”, ku ndër të tjera theks të veçantë i kushtoi mërgatës dhe ruajtjes së identitetit të tyre, e posaçërisht brezit të tretë të cilët janë afër asimilimit. Dhe e vetmja mënyrë për ta ruajtur përkatësinë e tyre si fetare dhe atë kombëtare, është të mësuarit dhe përvetësuarit e parimeve islame. Gjatë konferencës Dekani takoi edhe personalitete të tjera me peshë institucionale dhe kulturore të cilët i njoftonte për gjendjen dhe të arriturat në FSI. Në këtë konferencë po ashtu mori pjesë edhe mr. Besa Ismajli, njëherit edhe profesoreshë e gjuhës angleze në FSI, me kumtesën e saj, si dhe z. Ejup Ramadani, shef i kabinetit të kryetarit të BIRK-ut.
Prishtinë: 05- 11- 2013