Prishtine, 01. 10. 2016
Menaxhmenti i Fakultetit të Studimeve Islame, më 29 dhe 30 shtator 2016, priti anëtarët e Bordit të Jashtëm Këshillues. Ne takim, anëtarët i priti dekani i fakultetit Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor.
Ne fillim dekani i përshëndeti dhe i falënderoi ne emër të dekanatit për ardhjen dhe njëherit për pranimin e pozitës si anëtare te Bordit, duke mirëpritur përvojat e tyre në fushën e arsimit të lartë.
{jathumbnail}Bordi i Jashtëm Këshillues i FSI-se është themeluar me vendimin e Këshillit Mësimor Shkencor të FSI-së dhe është i përbëre prej tre anëtarëve: Prof. dr. Ednan Aslan – Universiteti i Vjenës, Prof. dr. Eileen M. Daily – Universiteti i Bostonit (SHBA), dhe Prof. dr. Christine Kohlert – Universiteti Hoschule (Gjermani).
Fillimisht dekani paraqiti një pasqyrë te përgjithshme rreth Fakultetit dhe kurrikulit të dy niveleve “Bachelor” dhe “Master”, pastaj rrjedha e takimit vazhdoi me diskutime dhe sugjerime, mes anëtarëve dhe menaxhmentit të FSI-së.
Biseda vazhdoi me diskutimet rreth mënyrës së bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave ne mes të FSI-së dhe universiteteve prej nga ata vijnë, për çka ata premtuan se do te ndihmojnë shume ne këtë drejtim.
Zyra për informim, FSI