{jathumbnail}Në kuadër të vizitave të personaliteteve të ndryshme në FSI, sot për vizitë ishte z. Sefer Alushaj, Kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare “Bashkimi” e. V. Nürnberg-Gjermani.
z. Seferi u prit nga Dekani i Fakultetit prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, me këtë rast dekani e informoi mysafirin me punën akademike dhe aktivitetet e FSI-së dhe në të njëjtën kohë edhe e falënderoi për kontributin material-bursa për nëntë studentë të FSI-së të ndara nga xhemati i Xhamisë “Bashkimi” në Nürnberg të Gjermanisë.
Prishtinë, 08.01.2015