Prishtinë, 18.03.2016

Sot, më datë 17.03.2016, duke filluar nga ora 18.00,në sallën e konferencave të Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë,  politologu dhe analisti i mirënjohur z. Janusz BUGAJSKI, mbajti një ligjëratë me temë: “Ndikimi i Rusisë në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme”.

Prezent në këtë ligjëratë ishin stafi akademiko-shkencor i FSI-së, studentët dhe mysafir të tjerë. Gjatë ligjëratë z. Bugajski foli për ndikimin dhe qëllimet e politikës ruse në Ballkan dhe në Lindjen e Mesme, duke theksuar se Rusia, në krye me presidentin e saj Vladimir Putin, dëshirojnë që të kenë sa më shumë aleat në këto vende në mënyrë që të pengojnë integrimin e tyre në Bashkimin Evropian. Ai si shembull përmendi edhe Ukrainën dhe ndërhyrjen e Rusisë në Krime.

Në fund të ligjëratës nga të pranishmit u parashtruan mjaft pyetje, lidhur me temën, për çka z. Bugajski dha përgjigje rreth tyre.

Krejt në fund, dekani i FSI-së prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, e falënderoi z. Bugajskin për ligjëratën dhe shtjellimin e kësaj teme në mënyrë mjaft profesionale dhe ia dorëzoi një dhuratë e cila simbolizon kompleksin e Fakultetit të Studimeve Islame

Zyra për informim, FSI

{gallery}bugajski{/gallery}