Bursa universitare ndahet për studentët e  studimeve themelore (bachelor)

              Për fitimin e bursës universitare studentët duhet ti plotësojnë këto kushte:
                        1. Të jenë studentë të rregullt të Fakultetit të Studimeve Islame
                        2. Të jenë studentë të vitit të dytë e më lart,
                        3. Të mos kenë vit të përsëritur të studimeve,
                        4. Të kenë arritur kushtin për regjistrimin e vitit vijues në afatin e nëntorit,
                        5. Të kenë notë mesatare të studimeve më së paku 9.00 (nëntë pikë zero).

              Përjashtimisht nga pika 5. e konkursit mund të konkurrojnë edhe studentët me notë mesatare më të ulët, por jo më pak se 8 (tetë), dhe në rast të mos plotësimit të numrit me studentë me notë mesatare 9.00 do të përfitojnë edhe ata që janë me notë mesatare nën 9.00 derisa të plotësohet numri i paraparë nga komisioni.

              Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e këtij vendimi duhet t’i paraqesin këto dokumente:
1. Vërtetimin për regjistrimin e vitit akademik 2015/2016, duke cekur:
a) se është student i vitit të dytë e më lart
b) se nuk ka vit të përsëritur gjatë studimeve dhe
2. Certifikatën e provimeve të dhëna me datat e dhënies së provimeve, duke cekur:

a) notën mesatare.
           

Dekanati do të emërojë komisionin për ndarjen e bursave prej 3 anëtarësh nga FSI
             Lartësia e bursës është caktuar 50 € për çdo muaj (10 muaj)

 Numri i studentëve që i plotësojnë kushtet për fitimin e bursës universitare është 15.
             Studentët bursistë do të gëzojnë këtë të drejtë për vitin akademik 2015/2016.
             Dokumentet e kompletuara paraqiten në zyrën e sekretarit.
             Afati i paraqitjes zgjatë prej datës 23.11.2015 deri më 04.12.2015.
             Vendimi do të publikohet në tabelën e shpalljeve të fakultetit, si dhe në web-faqen e FSI-së, www.fsi92.net.

                                                                                                              DEKANI

                                                                                           Prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi