Fakulteti i Studimeve Islame të martën më 2 dhjetor 2014, në një atmosferë impozante ceremoniale, me pjesëmarrje të gjerë të studentëve, familjarëve të studentëve, miqve dhe të dashurve të tyre, si dhe shumë mysafirëve të nderit nga institucione të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës shënoi ditën e gjeneratës më të re të të diplomuarve.

Në fjalën e rastit, Dekani i FSI-së prof. dr. Fahrush Regjepi u deklarua të jetë shumë krenar që gjendet në   në mesin e studentëve që sot kurorëzohen të diplomuar në Fakultetin e Studimeve Islame,  siç tha ai: “Në ditën e kurorëzimit të përpjekjeve katër  vjeçare për tu bërë profesionistë në shkencat islame të gjithë bashkërisht ndajmë synimin për zhvillimin e këtij vendi në frymën e vlerave tradicionale të këtij populli autokton muslimanë. Më tej ai potencoi: “Rrugëtimi i juaj nuk mbaron këtu, po këtu fillon duke qenë që tashmë jeni të përgatitur për t’u përballur me të gjitha sfidat e kohës dhe për të udhëhequr dhe kryer punë dhe aktivitete me rëndësi jetike për këtë popull dhe këto treva”. Dekani foli edhe për përspektivën e studimeve pasuniversitare të teologjisë islame në kontekstin evropian pranë këtij fakulteti që pritet të startojë vitin që vjen.

Ndërkaq, Muftiu i BIRK, Naim ef. Ternava në fjalën e tij përshëndetëse të rastit, studentëve dhe të pranishmëve ua përcolli fjalët më të mira dhe ngazëllimin mbi sukseset dhe perspektivën pozitive që ai sheh tek kjo gjeneratë e të diplomuarve. Ai më tej bëri thirrje motivuese, që mundin e tyre dhe njohuritë e marra ata ti vënë në funksion të nevojës urgjente për zhvillim progresiv të vendit dhe arritjeve edhe më të mëdha në fushën akademike islame. Duke qenë që Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, është themeluesja e këtij institucioni dhe mbështetësi kryesor, ai të diplomuarve pranë këtij fakulteti u siguroi që do të kenë prioritet për punësim në strukturat e BIRK karshi të diplomuarve ngado që të jenë ata jashtë Kosove, sepse siç tha ai, ‘ky ishte dhe mbetet synimi themelor i vet ekzistencës së këtij fakulteti, që feja islame të studjohet dhe afirmohet kontekstualisht sipas nevojave të këtij vendi dhe këtij populli’.

Disa nga  të diplomuarit  u shprehën se gjatë studimeve katër vjeçare pranë këtij Fakulteti të jenë ndjerë shumë të plotësuar dhe të arrirë, të kenë bërë angazhim intensiv, të kenë bashkëpunuar, të kenë mësuar, të kenë krijuar rrjet bashkëpunimi, të jenë zhvilluar dhe transformuar, të kenë investuar dhe të jenë inkurajuar për më tepër, për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme.

Eventi u përcoll edhe me një program modest artistik (ilahi dhe monolog) dhe u përbyll me një koktej të përbashkët për të gjithë të pranishmit.{gallery}diplm14{/gallery}

{slide=Të diplomuarit:}

AFERDITA AVDIU

ZAHIDE ISLAMI-SMAJLI

SHKENDIJE OMAJ

MUZAQETE KOSUMI

MAKBULE BEH RAMI

GAZMEND HOTI

XHELADIN FAZLIU

ENES LIMANI

MUHAMED BAJÇINCA

MASAR FEJZA

FEHMI HAXHIU

NIJAZI HALIMI

ABEDIN OSMANI

AFRI TAIRI

BEKIM RRAHMANI

ZEJNEPE JAKUPI

MEVLANE MUHAMETI

SHAQIR SHAQIRI

NERMIN HUSEINOVIQ

SYLEJMAN SEJDIU

HAZIR SELMANI

KASTRIOT BEHRAMI

JEHONA ISMAJLI{/slide}