Prishtinë, 16.04.2018
Më datë 13/14 prill 2018, dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi dhe sekretari i Fakulteti, mr. Vedat Shabani qëndruan për një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë.
Qëllimi i udhëtimit ishte vizita në Fakultetin e Shkencave Humane – Universiteti shtetëror “Eötvös Loránd University” dhe takimi me udhëheqjen e këtij Fakulteti. Vizita u realizua nga ora 14.00 në zyrën e prodekanës për marrëdhënie me jashtë, prof. dr. Krisztina Károly, DSc.
Dekani i FSI-së, prof asoc. dr. Fahrush Rexhepi fillimisht e falënderoi nikoqirin për mikëpritjen e saj dhe e informi mbi historikun e Fakultetit të Studimeve Islame, stafin akademik, numri e studentëve të cilët studiojnë në këtë institucion dhe programet e studimit të cilat i ofron FSI për studentë e saj. Nga ana tjerë edhe prodekanja Károly e falënderoi dekanin Rexhepi për vizitën duke e informuar për historukin e Universitetit “Eötvös Loránd University” dhe fakultetet të cilat janë në kuadër të këtij universiteti. Në fund të takimit palët u dakorduan për përgatitjen e një draft-marrëveshje për bashkëpunim akademik-shkencor mes dy institucioneve dhe pas përcaktimit të pikave të përbashkëta të bëhet edhe zyrtarizimi i saj. Krejt në fund dekani Rexhepi edhe një herë e falëndero nikoqirin dhe i dorëzoj asaj dy botime të Fakultetit të Studimeve Islame (Epitafet në gjuhën osmane dhe Monografin e FSI-së).
Ajo që më së shumti na la përshtypje gjatë kësaj vizite ishte funksionimi i Departamentit të gjuhës arabe dhe Sektori për historinë e lashtë të Egjiptit, historinë e Persisë, Mesopotamisë dhe historinë Islame. Të gjithë profesorët e këtyre lëndëve ishin studius dhe njohës të mirë të gjuhës arabe.
Gjatë kësaj vizite, dekani Rexhepi dhe sekretari Shabani vizituan edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapes me ç’rast u pritën nga Konzulli, z. Korab Mushkolaj. Konzulli Mushkolaj e vlerësoi to dobishme këtë vizitë dhe njëherit e informi dekanin për bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me atë tëHungarisë, veçmas bashkëpunimin në fushën akademike-shkencor dhe për 160 studentët e kosovës të cilët studiojnë në universitete të ndryshme të Hungarisë. Dekani Rexhepi e falënderoi Konzullin për mikëpritjen e tij dhe në shenjë mirënjohje i dorëzoi dy botime të FSI-së (Epitafet në gjuhën osmane dhe Monografin e FSI-së).{gallery}budapest{/gallery}