Dekani i FSI-së, prof. Asoc. Dr. Fahrush Rexhepi merr pjesë në simpoziumin shkencor me temë ” Thirrësi Islam bashkëkohor dhe perspektiva”
Organizuar nga Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë, në Medresenë ‘Isa Beu” në Shkup, më 26 mars, u mbajt simpoziumi shkencor me temë “Thirrësi Islam bashkëkohor dhe perspektiva” . Në këtë simpozium u paraqitën me kontribute shkencore studiues të ndryshëm nga Maqedonia dhe nga Republika e Kosovës. Në këtë simpozium morën pjesë edhe profesor nga Fakulteti i Studimeve Islame të Prishtinës. Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi u paraqit me kumtesën “Muhamedi a.s.-modeli më i mirë i thirrjes në islam”, prof. ass. dr. Musa Vila me kumtesën “ Komunikimi gjeneral-masiv në thirrjen islame” dhe mr. Rexhep Suma me kumtesën “Sfidat e thirrësit islam në epokën e globalizmit dhe komunikimit”
Punimet e simpoziumit janë zhvilluar në tri seance me gjithsej 11 referues. Në përcjellje të vazhdueshme të mediumeve elektronike dhe auditorit, përfunduan punimet në orët e vona të pas ditës, me shpalljen e konkluzave nga Komisioni i përbërë prej pesë anëtarëve, të cilat i prezantoi kryetari i Këshillit organizativ të këtij Simpoziumi z. Jusuf Zimeri.