Prishtinë, 15.01.2019

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtor, priti në takim Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti. Qëllimi i vizitës së z. Haliti ishte urimi për rizgjedhjen e dekanit në mandatin e dytë në pozitën e dekanit të FSI-së. Me këtë rast z. Haliti shprehu urimet e tij për rizgjedhjen e z. Rexhepit, duke i uruar që të ketë suksese të vazhdueshme në udhëheqjen e këtij institucioni mjaft kredibil në vendin tonë.

Dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, falënderoi Kryetarin e Komunës, z. Halitin për këtë vizitë dhe në vazhdim e informoi për historikun e themelimit të FSI-së, stafin akademik, numrin e studentëve, programet të cilat ofron FSI për studentët dhe në veçanti për reformat të cilat janë realizuar gjatë kësaj periudhe.
Në fund të takimit dekani Rexhepi, në shenj falënderimi dhe mirënjohje, i dhuroi z. Halitit Monografinë e Fakultetit dhe një ekzemplarë të projektit për “Deshifrimin e gurëve të varrezave” regjioni i Prishtinës, botim i Fakultetit të Studimeve Islame. Edhe Kryetari Haliti i dhuroi dekanit një dhuratë modeste duke i uruar shëndet dhe punë të suksesshme në mandatin e ri.

{gallery}sokolhaliti{/gallery}