Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës

FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME

Prishtinë, 25.12.2015

Sot, më datë 25.12.2015, në një ceremoni të organizuar nga menaxhmenti i FSI-së u bë shpërndarja e diplomave për 31 studentë të cilët kanë diplomuar në Fakultet gjatë vitit 2015.

{jathumbnail}Ceremonia e shpërndarjes së diplomave u hap me leximin e një kaptine nga Kurani, lexuar nga studenti i diplomuar Zekirija Kurtishi. Më pastaj me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua dekani i Fakultetit, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, i cili fillimisht uroi studentët për këtë arritje, duke ua përkujtuar atyre edhe përgjegjësitë që i presin ata gjatë jetës së tyre. Në vazhdim u bë shpërndarja e diplomave nga dekani, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, prof. ass. dr. Lulzim Esati dhe mr. Vedat Shabani. 

Krejt në fund, të pranishmit u ftuan në një koktej rasti të organizuar nga menaxhmenti enkas për studentët e diplomuar.

Zyra për informim

FSI