Në Fakultetin e Studimeve Islame javëve të fundit është mbajtur procesi i rregullt zgjedhor nga i cili kanë dal organet e reja udhëheqëse të FSI-së
Në këtë proces përveç zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Shkencor është zgjedhur edhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islam, Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi.
{jathumbnail}Biografi i shkurtër
Prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi ka lindur më datë 02.05.1960 në Fshatin Sllatinë e Epërme, komuna e Vitisë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Medresenë e Mesme “Alauddin” në Prishtinë. Studimet universitare i ka përfunduar në Universitetin e Bagdadit-Departamenti i Historisë–Irak. Ndërsa studimet pas universitare, të magjistraturës dhe doktoraturës, I ka përfunduar pranë Universitetit të Prishtinës-Departamenti i Historisë. Është i martuar dhe ka 4 fëmijë , jeton në Prishtinë.
Fahrush Rexhepi është pjesëmarrës i shumë konferencave shkencore, sesioneve shkencore, simpoziumeve si mbrenda vendit ashtu edhe jasht. Poashtu është autor i shumë publikimeve nëpër revista të ndryshme kulturore, shkencore, fetare dhe kombëtare.
Nga viti 1996 ligjëron në Fakultetin e Studimeve Islame, ndërkohë ka ligjëruar edhe në universitete tjera private. Prof.asoc. dr. Fahrush Rexhepi disa mandate ka qenë delegat i Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe së fundi dy mandate anëtar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës