Prishtinë, 21.04.2016

Dekani i Fakultetit të Studimeve Islame, prof. asoc. Dr. Fahrush Rexhepi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me titull: “Roli i Jordanisë në ringjalljen e trashëgimisë arabe-islame” të organizuar nga Fakulteti i Letërsisë dhe Shkencave Humane të Universitetit të Jordanisë në bashkëpunim me Fakultetin e Sheriatit në kuadër të Universitetit “Alul-Bejt”.

Dekani është i shoqëruar me prof. Mahmud Arnautin dhe gjatë kësaj vizite kanë zhvilluar takime të shumta me personalitete shkencore-akademike të vendit.

Gjatë kësaj vizite dekani është takuar edhe me rektorin e Universitetit “Alul-Bejt” ku temë e bisedës ishte mundësia e bashkëpunimit akademik-shkencor mes FSI-së dhe Fakultetit të Sheriatit në kuadër të Universitetit.

 

Zyra për informim, FSI