Dekani FSI-së, prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi nga data 12.17.2016 deri më datë 17.12.2016 qëndroi në Gjermani me ç’rast vizitoi Institutin e Teologjisë Islame pranë Universitetit të Osnabrukut. Gjatë vizitës dekani i FSI-së u takua me zëvendës udhëheqësin e këtij instituti prof. dr. Esnaf Begiç dhe me disa profesor të tjerë të këtij instituti.
Gjatë takimit përveç që u shkëmbyen informacione të ndërsjella për zhvillimin e procesit mësimor dhe zhvillimin e jetës akademike në FSI dhe në institutin e teologjisë Islame u arrit edhe ujdia për shkëmbim të stafit mësimdhënës në cilësinë e profesorëve visitor, për vizitat e ndërsjella të studentëve të institucioneve përkatëse si dhe ndjekja e ligjeratave për një semestër sipas interesimit të studentëve.
Bashkëbiseduesit në takim u pajtuan që ky bashkëpunim të konktretizohet me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes paleve e cila do të realizohet në takimin e rradhës.
Gjatë qëndrimit në Gjermani Dekani i FSI-së Fahrush Rexhepi pati mundësi që t`a vizitoj edhe Fakultetin Evropian të Shkencave Humane me seli në Frankfurt me ç’rast u prit nga kordinatori për marrëdhenie me jashtë i këtij fakultetit Profesor Taha. Edhe në këtë takim u shpreh gatishmëri e plotë për bashkëpunim në rrafshe të ndryshme akademike mes FSI dhe Fakultetin Evropian të Shkencave Humane! {gallery}germany16{/gallery}
24.12.2016