Prishtinë, 15.03.2018
Sot, me datë 15.03.2018, përfaqësuesit e Fakuletit të Shkencave Islame në Shkup, në përbërje të prof. dr. Shinasi Memedit, sekretarit z. Muharrem Idrizallari, referentes për çështje të studentëve, znj. Lejla Zekiri, si dhe një grupi të përbërë prej 55 studentësh të këtij fakulteti vizituan Fakultetin e Studimeve Islame.

Mysafirët i priti dekani i FSI-së, prof.asoc.dr. Fahrush Rexhepi me bashkëpunëtorë. Pasi i përshëndeti dhe iu uroi mirëseardhje, dekani prof. dr. Fahrush Rexhepi para të pranishmëve mbajti një fjalim, ku i informoi ata për zhvillimin e procesit mësimor në FSI, stafin mësimdhënës, numrin e studentëve si dhe programet cilësore që ofron ky fakultet. Dekani mes tjerash shprehu se, kjo vizitë thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes dy fakulteteve, duke potencuar edhe organizmin e ndonjë konference të përbashkët me ndonjë temë me rëndësi për studentët dhe të rinjtë tanë. Në emër të mysafirëve foli prof. dr. Shinazi Mehmedi, i cili falënderoi dekanatin e FSI-së për mikpritjen dhe në vazhdim paraqiti një historik të shkurtër të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.
Pas takimit, dekanati i FSI-së shtroi një drekë për mysafirët, ku studentët e të dyja fakulteteve patën rastin që të njihen mes veti dhe ta vizitojnë objektin e Fakultetit të Studimeve Islame.{gallery}fshi18{/gallery}
Zyra për informim,
FSI