Me ftesë të nikoqirit Kryetarit të BFI-së Reis Ul Ulema Sulejman Rexhepi dhe dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, z. Faredin Ebibi, prodekanja Mr. Besa Ismaili Ahmeti dhe sekretari i Fakultetit të Studimeve Islame z. Vedat Shabani, morën pjesë në ceremoninë e shënimit të përvjetorit të 20-të të themelimit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.

{jathumbnail}Për më tepër se dy dekada Fakulteti i Shkencave Islame ishte bartës i vetëm i arsimit të lartë në fushën e studimeve islame në Republikën e Maqedonisë. Ky institucion kaloi nëpër sfidat e vështira të popullit shqiptar për t’u etabluar sot si një ndër institucionet më moderne të akredituara të arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni madhështore ishin edhe dekanët dhe drejtuesit e fakulteteve të shkencave islame të rajonit. Kjo ngjarje ishte një tjetër mundësi për shkëmbimin e informatave mbi të arriturat dhe sfidat e arsimit të lartë islam në trevat shqipfolëse në rajon.

Fakulteti i Studimeve Islame Prishtinë dhe Fakulteti i Shkencave Islame Shkup gëzojnë një bashkëpunim të ndërsjellë që nga fillet e ekzistimit të tyre.

Fakulteti i Studimeve Islame Prishtinë vitin e ardhshëm shënon 25 vjetorin e themelimit të tij.

15 shtator 2016