Prishtinë, 17.10.2022
Dekanati i Fakultetit të Studimeve Islame, sot më datë 17.10.2022, me një solemnitet rasti shënoi fillimin e vitit të ri akademik 2022/2023. Në këtë solemnitet me një fjalë rasti u paraqit dekani i FSI-së, prof. ass. dr. Islam Hasani, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre, duke i këshilluar ata që të vlerësojnë për rrugën që kanë zgjedhur dhe të përkushtohen në studimet e tyre.
Dekani Hasani i informoi studentë e rinj për kushtet dhe programet studimore të cilat ofron FSI për të interesuarit në studimin e fushave fetare islame.