FAKULTETI I STUDIMEVE ISLAME
Prishtinë, 19.03.2012

vizita{jathumbnail}

Dekani i FSI-së prof. dr. Qazim Qazimi sot më datë 19.03.2012 priti në takim përfaqësues të Bankës Islame për Zhvillim, Divizioni për bursa, z. Malek Shah Bin Mohd. Yusoff dhe z. Adil Abdulvehab Abdullah Sindi.


Dekani i informoi mysafirët rreth ecurive të studimeve në FSI-së, stafin akademik të angazhuar për mësimdhënie dhe studentët të cilët vijojnë studimet në këtë Fakultet.
Mysafirët e falënderuan dekanin dhe stafin e FSI-së për mikpritjen dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim ndërinstitucional në të ardhmen.
Në fund dekani ua dhuroi nga dy libra, si dhe revistën e studentëve të FSI-së mysafirëve në shenjë respekti dhe falënderimi për vizitën e tyre.

Shërbimi për informim pranë FSI-së