Sot, më datë 22. 07. 2024, studenti Arbnor Sinani mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Ndikimi i besimit Islam në raport me sjelljen ndaj ‘tjetrit’”, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, kryetar
2. Prof. ass. dr. Lulzim Esati, anëtar
3. Prof. ass. dr. Zija Abdullahu, mentor
Fillimisht fjala iu dha kandidatit Arbnor Sinani, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në pika të shkurtëra dhe koncize. Ai në punimin e tij kishte për synim të pasqyrohet se si ndikon besimi Islam te myslimani në raport me ata që nuk janë të besimit të njëjtë.
Punimi ishte ndarë në 4 kapituj. Kapitulli i parë flet për ndikimin e Kuranit dhe Sunetit në raport me sjelljet ndaj ‘tjetrit’. Në kapitullin e dytë flitet për ndikimin e besimit Islam në trajtimin e ‘tjetrit’ pas Pejgamberit a.s. e tutje. Vazhdon në kapitullin e tretë, po ashtu me sqarimin e ndikimit të besimit Islam në aspektin social në raport me ‘tjetrin’. Ndërsa, kapitulli i fundit, flet për ndikimin e besimit Islam në aspektin e marrëdhënieve me ‘tjetrin’.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe punën e bërë, dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.
Prishtinë, 22 Korrik 2024.