Prishtinë, 08 Mars 2024
Sot, më datë 08.03.2024, studenti Sead Llumnica mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Objektet e trashëgimisë Islame në qytetin e Prishtinës”, në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni ishte i përbërë nga:
1. Prof. asoc. dr. Islam Hasani, kryetar
2. Prof. dr. Fahrush Rexhepi, anëtar
3. Prof. ass. dr. Rexhep Suma, mentor
Fillimisht fjala iu dha kandidatit Sead Llumnica, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së masterit në pika të shkurta, duke i shfaqur ato me sllajde dhe duke bërë elaborimin e temës në mënyrë mjaftë koncize. Ai në punimin e tij kishte për qëllim hulumtimin dhe ndriçimin e trashëgimisë arkitektonike islame si dhe vlerësimin e giendjes së xhamive monumentale, duke përdor përveç literaturës së shkruar edhe intervistimin (bashkëbisedimin) me disa nga personalitetet Islame në Prishtinë.
Punimi ishte ndarë në 4 kapituj. Kapitulli i parë flet për Prishtinën, historikun e saj dhe zhvillimet, duke përshkruar një historik të shkurtër të saj, popullsinë nëpër kohë si dhe zhvillimet Islame në Prishtinë. Në kapitullin e dytë flitet për historikun dhe trashëgiminë Islame në Prishtinë. Ndërsa në kapitullin e tretë, përmenden monumente Islame në Prishtinë, ndër to edhe xhamitë historike e monumentale në Prishtinë. Dhe në kapitullin e fundit vazhdon me përmendjen e shkatërrimeve dhe rindërtimet e objekteve trashëgimore Islame.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën dhe punën e kandidatit nga ana e komisionit, duke e çmuar mundin dhe punën e bërë si një vepër që do të kontribojë në ndriçimin e trashëgimisë Islame në vend dhe në fund e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.