Sot, më datë 07.03.2022, studenti Sezer Mitrovica mbrojti temën e diplomës në Nivelin Master me titull “Pozita e komunitetit krishterë dhe roli i tyre në shtetin Emevit”, pranë Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë.
Komisioni:
- Prof. asoc. dr. Fahrush Rexhepi, kryetar
- Prof. asoc. dr. Sulejman Osmani, anëtar
- Prof. ass. dr. Zija Abdullahu, mentor
Fillimisht, mentori i temës, prof. ass. dr. Zija Abdullahu, lexoi raportin e komisionit vlerësues të temës së paraqitur nga kandidati Sezer Mitrovica.
Në vazhdim fjala iu dha kandidatit, i cili bëri paraqitjen e ekspozesë së Masterit në pika të shkurta, edhepse tema ishte mjaftë e gjerë, duke i shfaqur ato me sllajde, shembuj e argumente. Ai në punimin e tij, i cili përbëhej prej 4 kapitujsh, kishte për synim hulumtimin e kohës së shtetit Emevit, duke shqyrtuar më konkretisht se cili ishte roli i komunitetit krishterë në atë kohë dhe çfarë pozite kishin, a i kishin te drejtat e barabarta me muslimanët, si ndikuan të krishterët në shoqërinë islame, cilat ishin marrëdhëniet tregtare dhe kulturore në mes tyre, ndikimi në fushën kulturore, ndikimi i tyre në fushën ushtarake etj.
Pas përfundimit të elaboratit nga ana e kandidatit, komisioni vlerësoi se kandidati iu kishte përmbajtë të gjitha rregullave të shkrimit të caktuara me rregulloren për shkrimin e tezës së Masterit, poashtu parashtroi disa pyetje për kandidatin si dhe u dhanë disa sugjerime e përgëzime për temën e zgjedhur nga ana e komisionit, duke e çmuar lart punimin e tij dhe duke e vlerësuar se kandidati kishte punuar mjaftë dhe kishte përdor literaturë të bollshme në tri gjuhë lidhur me punimin e tij, dhe në fund komisioni e vlerësoi me vlerësim të shkëlqyer.
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/03/275121434_349131430460300_5742666112524060401_n.jpg)
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/03/275418663_493648372368366_4113372103986471116_n.jpg)
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/03/275104374_501698678186189_1089559872934958622_n.jpg)
![](https://fsi-edu.net/wp-content/uploads/2022/03/275221539_3109274582662176_4190947598183642013_n.jpg)