Prishtinë, 02.12.2022
Dje, më datë 01.12.2022, në FSI ishte për vizitë Kapelani i KFOR-it amerikan, z. Paul GIRDLEY dhe zëvendësi i tij, z. Latta.
Mysafirët i priti dekani i FSI-së, prof. asoc. dr. Islam Hasani së bashku me sekretarin e Fakultetit.
Dekani Hasani fillimisht falënderoi mysafirët për vizitën e tyre duke i njoftuar ata me programet e studimit të cilat ofron FSI për studentët e interesuar, gjithashtu për stafin akademik dhe studentët e Fakultetit.
Nga ana e tyre, mysafirët falënderuan dekanin Hasani për mikëpritjen dhe bashkëbisedimin e realizuar mes tyre. Ata u ndan shumë të kënaqur me punën dhe kushtet që ofron FSI për studentët e saj.